RINIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

INFORMATIKA (Ne Shqiperi)

Shko poshtë

MODERATOR INFORMATIKA (Ne Shqiperi)

Mesazh nga renti Mon Apr 02, 2007 11:59 am

P R O G R A M K O M B E T A R



P E R



K E R K I M D H E Z H V I L L I M



MINISTRIA E ARESIMIT DHE SHKENCES





SISTEMET DHE TEKNOLOGJITE E INFORMACIONIT



Afati 1999 - 2001

Per Grupin e Programit
.

Kryetari: Prof.Dr. Neki Frasheri ………………….



Prof.Dr. Ilia Ninka ………………………



Rexhina Bajraktari ………………………



Ferhat Llukacaj ………………………



Niko Frasheri ………………………





Tirane, me ___.___.1999



I. TE DHENA TE PERGJITHSHME





1. Titulli: SISTEMET DHE TEKNOLOGJITE E INFORMACIONIT





2. Institucioni Pergjegjes:



MINISTRIA E ARESIMIT DHE KULTURES



DREJTORIA E KERKIMIT SHKENCOR

Tel/Fax: 40468



3. Institucionet qendrore qe bashkepunojne:



Programi eshte i hapur.



4. Istitucionet shkencore / shkollat e larta:



Programi eshte i hapur.



5. Fusha e veprimtarise



a) Fushat e veprimtarise shkencore e zhvilluese ku realizohen objektivat e Programit:



Aktivitetet edukative per informatiken me interes masiv dhe nder-institucional.

Krijimi i rrjetave informatike te shperndara nder-institucionale dhe metropolitane.

Zhvillimi i aplikimeve dhe i sherbimeve ne rrjetat informatike te shperndara.

Krijimi i bazave te te dhenave me interes masiv nder-institucional.





b) Fushat e veprimtarise ekonomike, shoqerore e kulturore ku zbatohen rezultatet e Programit:



Edukimi.

Administrata publike dhe sistemi financiar e bankar.

Mbrojtja e mjedisit dhe e shendetit.

Etj..





6. Afati: 1999-2001



7. Financimi total (leke): ____45,000____




II. PERMBAJTJA



HYRJE



Zhvillimi i sistemeve informatike, te lidhura njera me tjetren ne nje rrjet boteror - Internet, ka marrepermasa te tilla qe po shkakton nje revolucion te vertete teknologjik e shoqeror, duke na shpene drejt te ashtuquajtures “shoqeri e informacionit”.

Ky zhvillim karakterizohet nga persosja e vazhdueshme e sistemeve te informacionit dhe zhvillimi i vrullshem dhe perdorimi i gjere i teknologjive te informacionit.

Me sisteme informacioni kuptojme strukturat dhe skemat e grumbullimit, rruajtjes, perpunimit dhe qarkullimit te informacionit; ndersa me teknologji te informacionit kuptojme mjetet fizike (hardin dhe softin) qe perdoret per materjalizimin e sistemeve te informacionit.





1. Gjendja ekzistuese



1.1. Aktivitetet edukative per informatiken.



Edukimi ne fushen e informatikes ne vendin tone bazohet ne nivelin universitar. Qe prej rreth 15 vjetesh ekziston dega e informatikes ne Fakultetin e Shkencave te Natyres ne Universitetin e Tiranes me departamentin perkates, qellimi i te ciles eshte pergatitja e specialisteve informatikane. Informatika si lende zhvillohet praktikisht ne te gjitha deget e universiteteve. Prane disa fakulteteve si ata te Ekonomise dhe Inxhinerise funksionojne edhe sektoret perkates. Neper universitetet e Tiranes jane krijuar disa laboratore relativisht te kompletuar me ndihmen e programit Tempus. Informatika si lende trajtohet dhe neper universitetet e qyteteve te tjera, por aty gjendja e programeve, personelit te specializuar dhe e bazes materiale eshte jo e mire (krahasuar me Tiranen). Po behen edhe hapat e para ne futjen e informatikes ne shkollat e mesme, por edhe ketu jane dy probleme teper te mprehta, trainimi i vete mesuesve te ketyre shkollave, pergatitja e mesuesve te mirefillte te informatikes si dhe baza materiale. Problematike jane edhe programet dhe literatura.



Sot ne vendin tone jane krijuar edhe disa njesi qe merren me edukimin e punonjesve te moshave dhe profesioneve te ndryshme. Edukimi perqendrohet ne sistemet informatike me te perdorshme, siç jane perpunuesit e tekstit dhe te tabelave. Ne kete drejtim prej disa vitesh jane zhvilluar kurse te rregullta ne mikro-informatike. Ne keto kurse kane kaluar, nje numur i konsiderueshem personash. Kurset kane patur nje zgjatje kohore disa javore; dhe cikle te tilla jane zhvilluar disa here ne vit, duke pergatitur keshtu qindra persona ne vit. Zhvillimi i kurseve eshte bazuar ne infrastruktura te perbera nga nje numur PC, ndoshta te lidhur ne rrjet lokal.



Baza materiale ne pergjithesi eshte krijuar gradualisht ne kuadrin e projekteve te ndryshme. Ne disa raste ka vite qe perdoret, eshte amortizuar moralisht dhe deri diku dhe materialisht, çka veshtireson zhvillimin normal te kurseve; nderkohe qe eshte e pamundur te avancohet ne sistemet e reja informatike qe po perdoren gjithnje e me shume, duke krijuar nje boshllek formimi. Kjo eshte veçanerisht e ndjeshme per institucionet shteterore, qe rregullisht i jane drejtuar INIMA-s per trainimin e personelit.



1.2. Rrjetat informatike te shperndara.



Perpjekja e pare per nje rrjet metropolitan ne vendin tone u be ne 1985 ne kuadrin e projektit te UNDP. Ky rrjet funksionoi deri ne 1991, kur si pasoje e ndryshimeve te thella qe ndodhen ne vend ai u braktis nga perdoruesit. Pas kesaj periudhe vihen re perpjekjet e disa institucioneve shkencore per rikrijimin e rrjetit metropolitan dhe bashkimin e tij me Internetin. Keto perpjekje per fat te keq jo vetem nuk gjeten perkrahje nga organet qeveritare, por me ligjin per telekomunikacionet te vitit 1995 (nr. 8083 dt. 23/11/95) vendoset konkurence e kufizuar per sherbimet komerciale te transmetimit te te dhenave dhe bazave te te dhenave, qe zhvillohen mbi infrastrukturen klasike te telekomunikacionit. Ky absurditet bllokoi zhvillimet dhe investimet ne vend deri ne vitin 1998 kur me ndryshimin e ligjit nr.8288 dt.18/02/98 keto kufizime u hoqen.



Rrjeti metropolitan ne Tirane po rikrijohet, te pakten pjesa akademike e shkencore e tij. Kjo u be e mundur ne saje te financimeve nga UNDP dhe SOROS, qe ofruan lidhje me Internetin per shume institucione akademike e shkencore, per dikastere qendrore dhe organizata jo-qeveritare. Aktualisht rrjeti akademik po zhvillohet ne kuadrin e Memorandumit te Bashkepunimit “@net” midis INIMA-s, Qendres se Hapur te Internetit (OiC - Fondacioni Soros), dhe Universitetit Politeknik te Tiranes. Ky rrjet, i quajtur ARDIANet, po shtrihet ne Tirane neper fakultetet kryesore, si dhe po ofron lidhje nepermjet rrjetit telefonik per institutet kerkimore dhe dikasteret shteterore.



Vitin e fundit filluan qe te luajne nje rol te rendesishem SME-te e specializuara ne fushen e Internetit duke i ofruar pjeses tjeter te publikut nje mjet te fuqishem komunikimi mbare boteror.
renti
renti
ADMIN
ADMIN

Numri i postimeve : 270
Age : 36
Registration date : 29/03/2007

http://www.outsidetirana.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MODERATOR Re: INFORMATIKA (Ne Shqiperi)

Mesazh nga renti Mon Apr 02, 2007 12:00 pm

1.3. Aplikimet dhe sherbimet ne rrjetat informatike



Aplikimet informatike me interes masiv dhe nder-institucional mungojne ne vendin tone. Roli i rrjetave informatike metropolitane ndihet realisht vetem kur ne to ekzistojne aplikime. Kjo mungese sa vjen e behet me kritike, po te kihet parasysh ritmi i shfrenuar i zhvillimit ne vendet e tjera, politika e sotme evropiane [Raporti Bangemann], prapambetja dhe pasojat e izolimit te vendit. Rrezikojme seriozisht te biem ne nje izolim te ri shume me shkaterrues se izolimi me origjine ideologjike i viteve 1945-90.



Mund te permendim nje varg drejtimesh kritike ku eshte bere pak, si:

Sistemi financiar e bankar,

Administrata publike e Sigurimet shoqerore.,

Sektore specifike si transporti, telekomunikacionet, shendetsia, aresimi, rendi publik etj.



Nje nder problemet kryesore me informatiken ne pergjithesi dhe vecanerisht me zhvillimn e sistemeve te informacionit eshte kultura e ulet e personelit vendim-marres prane administrates publike apo dikastereve shteterore. Kjo ben qe shpesh investimet e domosdoshme ne kete fushe te ngurtesohen apo te behen pa efektivitet. Keto invetsime shpesh rezultojne si disa kompjutera te izoluar (jo te lidhur ne rrjet), ose dhe rrjeta qe nuk behen kurre operacionale pasi nuk mendohet se çfare do te qarkulloje neper rrjeta. Pak mendohet per grumbullimin e njohurive te administraten publike duke shkaktuar nje prapambetje qe pasqyrohet ne keqadministrimin e sistemeve te instaluar dhe ne mungesen e aplikimeve effektive. Pergjithesisht projektet informatike te institucioneve te veçanta trajtohen te izoluara, pa menduar per lidhjen e tyre nder-institucionale.



1.4. Zhvillimi i bazave te te dhenave.



Bazat e para te te dhenave u krijuan ne periudhen 1985-90. Per fat te keq ato ishin baza te dhenash per dokumentacione me karakter politik dhe tekniko-shkencor. Per nga permbajtja, forma e organizimit apo teknologjia e perdorur, ato u zhvleftesuan shpejt nga koha.



Ne kete drejtim eshte duke u punuar nga pak. Ka disa raste te krijimit te bazave te te dhenave, siç jane Asiguracionet e automjeteve, Taksa e vleres se shtuar, Bonot e privatizimit.



Ne institucione te ndryshme jane depozituar informacione te shumta me karakter ekonomik dhe juridik, qe me pak pune mund te kthehen ne baza te dhenash me interes te madh per publikun. Keto informacione me interes publik per arsye te mungeses se rrjetave metropolitane dhe aplikimeve ne to kane ngelur praktikisht te izoluara dhe te paperdorshme. Prapambetja ne kete fushe duket edhe nga fakti se edhe ne sektorin privat firmat e specializuara ne bazat e te dhenave pothuajse nuk ekzistojne.



1.5. Studimi i teknologjive te reja.



Percaktimi i termit “teknologji te reja” eshte pak i turbullt, pasi vete informatika dhe teknologjite e informacionit jane dicka pak a shume e re dhe qe zhvillohet me ritme te shpejta. Megjithate ketu me kete term duam te percaktojme ato teknologji zbatimi i te cilave eshte pak me i larget se sa te themi bazat e te dhenave. Ne veçanti mund te permendim ketu teknologjite multimediale ne mjedis rrjetash lokale dhe globale, procesoret me arkitekture paralele dhe programimin e tyre, rrjetat me bande te gjere dhe ATM, etj..
renti
renti
ADMIN
ADMIN

Numri i postimeve : 270
Age : 36
Registration date : 29/03/2007

http://www.outsidetirana.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MODERATOR Re: INFORMATIKA (Ne Shqiperi)

Mesazh nga renti Mon Apr 02, 2007 12:01 pm

2. Motivimi i ndermarrjes se Programit



Zhvillimi i aplikimeve te informatikes dhe teknologjive te informacionit eshte nje objektiv madhor per realizimin e te cilit duhet kontributi i tere shoqerise, por (!) elemente te veçanta te tij kane peshe specifike te dallueshme. Ne kete kuader dallojme rolin e institucioneve shkencore, te SME-ve te profilizuara, dhe ne veçanti te organeve qeveritare. Sektore te rendesishem strategjike per aplikimet informatike jane edukimi, telekomunikacioni, administrata publike. Sektore te tille jane kush me shume e kush me pak nen kontrollin, administrimin apo vemendjen e qeverise. Politika e qeverise eshte per zhvillimin e vendit dhe orientimin e tij drejt Evropes, gje qe kushtezon dhe pjesemarrjen aktive te qeverise nepermjet programeve te zhvillimit ne sektoret ne fjale.



Ne kete kuptim roli i informatikes dhe i teknologjive te informacionit te aplikuara ne kuadrin e rrjetave telematike eshte prioritar. Ky prioritet shprehet ne mbeshtetjen nga ana e qeverise te Programit Kombetar per Sistemet dhe Teknologjite e Informacionit. Me konceptimin e ri te ketij Programi, duke lene hapur pjesemarrjen e institucioneve te tjera, te SME-ve te specializuara dhe pse jo edhe te individeve, krjohet nje hapesire e gjere per nje pjesemarrje masive te institucioneve dhe specialisteve ne zhvilimin e aplikimeve informatike, projektet e te cileve do te jene miratuar nga instancat perkatese. Objektivat e percaktuara ne Program mbulojne pak a shume drejtimet kryesore per aplikimet masive te informatikes dhe teknologjive te informacionit.



2.1. Aktivitetet edukative per informatiken.



Edukimi perben nje nga drejtimet karakteristik ku kontrolli dhe mbeshtetja e qeverise ka qene dhe mbetet e konsiderueshme. Ekziston nje sistem i zhvilluar ne thellesi dhe gjeresi per aresimimin ne shume nivele te popullsise ne shkollat e llojeve te ndryshme. Megjithate, ne shoqerine e sotme kemi te bejme me nje zhvillim shume te vrullshem te teknologjive, veçanerisht ato informatike.



Zhvillimi i vrullshem i teknologjive dhe aplikimi i tyre bejne qe aresimi tradicional te jete i pa fuqishem per te perballuar nevojat ne rritje per formim te te gjitha shtresave te popullsise, duke perfshire edhe vete mesuesit dhe traineret. Shpejtesia e aplikimit te teknologjive te reja dhe gjeresia e ketyre aplikimeve kerkojne nje specializim qe nuk mund te realizohet vetem ne shkollat tradicionale. Karakteristike eshte pikerisht informatika - jo vetem ne vendet e zhvilluara por dhe tek ne po rritet me shpejtesi nga dita ne dite aplikimi i saj ne thellesi dhe gjeresi. Nga ana tjeter numri i specialisteve te pregatitur ne shkollat tradicionale eshte i vogel per te perballuar keto kerkesa ne rritje, si dhe ne procesin e aplikimit detyrimisht perfshihen dhe nje mase e konsiderueshme punonjesish qe nuk kane mundesi te ri-kalojne ne shkollat tradicionale per tu ri-formuar.



Ne keto kushte rruga e vetme, e aplikuar prej kohesh ne vendet e zhvilluara dhe gjithashtu e suksesshme edhe ne vendin tone, mbetet formimi masiv ne shkolla specifike te organizuara ne menyre te veçante, me kurse intensive afat-shkurter ose afat-mesem dhe me trainere specialiste kerkues/aplikues te fushave perkatese. Ne fushen e informatikes trainime intensive afatshkurter bejne organizata te ndryshme, me nivele te ndryshme kompetence tekniko-edukative. Per te perballuar vershimin e njerezve qe kerkojne nje formim fillestar ne informatike, keto organizata kane krijuar laboratore dhe metodika mesimdhenie. Ne kete proces ndeshemi me disa probleme qe kerkojne zgjidhje te shpejte dhe konkrete, pasi prej ketyre zgjidhjeve varet dhe suksesi dhe serioziteti i trainimit. Nje vemendje e veçante i duhet kushtuar pergatitjes se mesuesve te mirefillte te informatikes per shkollat e mesme.



Kjo eshte vetem njera ane e medaljes - edhe shkollat tradicionale qe nga nivelet e ulta dhe deri ne universitete kane probleme te ngjashme me ato qe permendem. Veçantia e ketyre shkollave qendron kryesisht ne dy elemente, programe mesimore te kristalizuara relativisht qarte dhe te qendrueshem fakti qe efekti i aresimimit ndihet ne te ardhmen e shoqerise. Ky element i fundit eshte jashtezakonisht i rrezikshem pasi, kur nenvleftesohet,ka pasoja teper negative, por qe nuk ndihen menjehere dhe, si i tille, mund te mosperfillet.



Problemet jane te disa kategorive.



a. Probleme te bazes materiale. Kemi te bejme me nje teknologji qe ndryshon, zhvillohet me ritme te pa imagjinueshme, ku amortizimi moral plotesohet ne periudha 2-3 vjeçare. Edhe ne rastet kur kurset e trainimit behen me pagese, kjo eshte teper simbolike (e rendit 10 usd per kurs) dhe si e tille i sherben trainuesve te plotesojne kerkesat e kurseve me materiale konsumi, por eshte e pamjaftueshme per te bere zevendesimin e bazes materiale (kryesisht PC) ne cikle 2-3 vjeçare. Pa nje zevendesim te tille te PC-ve shpejt rendimenti dhe cilesia e trainimit keqesohet ndjeshem. Ne keto kushte, ndihma e organizatave te caktuara qe ofrojne sponsorizime per zhvillimin e aktiviteteve edukative eshte imperative. Ne kete kuader roli i qeverise eshte i ndjeshem, duke financuar teresisht ose pjeserisht zhvillimin e aktiviteteve edukative nga institucionet akademike e shkencore.

b. Probleme te programeve mesimore. Neqoftese. kurset tradicionale kane tashme programe te perpunuara dhe eksperimentuara per nje kohe te gjate, kurset specifike per teknologji te caktuara kane jete gjatesi te shkurter dhe zhvleresohen, qofte dhe pjeserisht, ne periudha kohe 2-3 vjeçare. Ky zhvleresim ka te beje me vete zevendesimin e pjesshem ose total te teknologjive. Karakteristike eshte fusha e informatikes dhe programet aplikative standarte - objekti i shumices dermuese te kurseve afatshkurter. Problemi shtrohet ne krijimin e nje strategjie apo metodike per zhvillimin e programeve mesimore mbi nje baze konceptuale solide dhe jetegjate (ne ndryshim nga vete programet jeteshkurter). Problemi behet me kritik ne kushtet kur mendohet te futet informatika ne shkollat e mesme dhe ndoshta ne nivele me te ulta - ne keto shkolla trainimi detyrimisht ka si elemente afatshkurter dhe afatgjate. Trajtimi i programeve mesimore dhe strategjive te pergatitjes te tyre eshte detyre per grupe pune nder-institucionale te specializuar.

c. Probleme te metodikes se mesimdhenies ne kuadrin e programeve te percaktuara. Metodika ne fjale eshte vendimtare per realizimin me sukses te programeve dhe perbehet nga dy elemente: dhenia e mesimit dhe pregatitja e teksteve. Ne ndryshim nga shume disiplina te tjera, ne informatike eshte karakteristike perdorimi intensiv i vete teknologjise informatike ne pregatitjen dhe realizimin ne klase/tekst te medotikave. Kjo dukuri, se bashku me faktin qe vete teknologjia ndryshon shpejt, e ben problemin ne fjale teper kompleks dhe te nderthurur me disiplina te tjera. Perseri kerkohet nje veprimtari nder-institucionale e specializuar per ta trajtuar ate me cilesi.
renti
renti
ADMIN
ADMIN

Numri i postimeve : 270
Age : 36
Registration date : 29/03/2007

http://www.outsidetirana.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MODERATOR Re: INFORMATIKA (Ne Shqiperi)

Mesazh nga renti Mon Apr 02, 2007 12:01 pm

2.2. Rrjetat informatike te shperndara dhe aplikimet/sherbimet ne to.



Zhvillimi i rrjetave te shperndara dhe i aplikimeve e sherbimeve ne to ([1]), perben çelesin per te shkuar drejt “Shoqerise se Informacionit”. Rruga drejt nje te ardhme te tille nuk eshte shpikje e ndonje qeverie apo grupi shkencetaresh. Konkretisht ky koncept lidhet me evolucionin e Internetit dhe revolucionin teknologjik qe ai po shkakton duke ndryshuar thelbesisht menyren si punojme dhe jetojme. Evolucioni i Internetit dhe invadimi prej tij praktikisht i tere globit, eshte nje rezultat i natyrshem i veprimtarise njerezore. Duhet te jemi te pergatitur ta pranjme kete zhvillim dhe ti pershtatemi atij neqoftese duam te mbijetojme ne nje bote qe mund te jete mjaft e ndryshme nga e sotmja. Duhet te kemi parasysh se behet fjale per nje te ardhme te afert, prezenca e te ciles po ndihet nga dita ne dite.



Infrastruktura globale e informacionit, e bazuar ne teknologjite e reja te informacionit dhe telekomunikacionit me perdorimin e fibrave optike dhe komunikimet satelitore, krijojne kushte per zhvillimin ne shkalle te gjere te sherbimeve te reja ne fushen e administrates publike, tregetise, bankave, aresimit, per futjen e formave te reja te edukimit dhe punes ne distance, kujdesit per shendetin etj..



Procesi i zhvillimit te rrjetave telematike karakterizohet nga karakteri i decentralizuar i rrjetave dhe i aplikimeve. Nese organizatat e veçanta zhvillojne rrjetat dhe aplikimet pak a shume te centralizuara (ne perputhje me vete strukturen e tyre), bashkesia e rrjetave dhe aplikimeve ne shkalle kombetare dhe nderkombetare eshte thelbesisht e decentralizuar si shprehje e vete decentralizimit te shoqerise dhe e tregut te lire. Ne kete kuader roli i qeverise eshte ne tre drejtime:



a. Nxitja dhe mbeshtetja e zhvillimit te rrjetave telematike ne administraten publike, bankat dhe institucionet e tjera me karakter shteteror dhe publik.

b. Nxitja dhe mbeshtetja e zhvillimit te infrastruktures dhe sherbimeve baze te telekomunikacioneve mbi te cilat ngrihen rrjetat telematike.

c. Liberalizimi i sherbimeve te transmetimit te te dhenave si baza e aplikimeve telematike, si dhe i zgjidhjeve alternative ne vete sektorin e telekomunikacioneve

d. Mbajtja e rolit te rregullatorit dhe standardizuesit ne procesin e zhvillimit te rrjetave telematike, duke ndjekur tendencat e zhvillimit te shoqerise.



Zhvillimi i rrjetave telematike eshte detyre e organizatave dhe individeve te specializuar. Ne varesi nga karakteri i nje aplikimi te veçante, ai mund te zhvillohet ne gjirin e organizates ose mund te kerkoje nje ndermarje nder-institucionale. Tipike per rastin e fundit jane administrata publike, bankat, dikasteret shteterore. Keto institucione kane nje pavaresi relative te theksuar, si pasoje nderhyrja e qeverise per sigurimin e koordinimit nder-institucional dhe financimin e projekteve eshte vendimtare. Ne rast se qeveria nuk nderhyn ne kete drejtim zhvillimet do te jene te copezuara, pa lidhje me njera tjetren, duke patur nje efektivitet minimal qe nuk do te justifikonte as shpenzimet dhe kerkesat e kohes.



Aktualisht del si detyre paresore nje analize me e detajuar e gjendjes egzistuese ne kete fushe si per administraten publike, dikasteret/institucionet shteterore, apo dhe per sektorin privat. Nje analize e tille do te krijonte nje baze sa me reale nga ku mund te nisej cdo inisiative strategjike per te ardhmen. Gijthashtu, po aq i rendesishem eshte dhe promovimi i informatikes apo teknologjise se informacionit prane personave vendim-marres prane administrates publike apo dikastereve shteterore ne lidhje me oportunitetet apo mundesite qe hapen me implementimin e STI-ve.



Perfshirja e projekteve te rrjetave telematike ne kuadrin e nje Programi Kombetar do te ndihmonte dukshem ne vleresimin korrekt te kerkesave dhe mundesive, koordinimin e nevojshem nder-institucional, aktivizimin e forcave lokale kerkimore shkencore e projektuese. Problemet qe dalin dhe qe kerkojne zgjidhje jane me natyre teknike, ligjore dhe shoqerore. Si te tilla problemet kerkojne impenjimin e shume institucioneve dhe specialisteve te fushave te ndryshme qe duhet te punojne te “sinkronizuar” duke patur financimet e nevojshme. Fushat e aplikimit te rrjetave telematike jane te shumta dhe te rendesishme si per jeten normale te shoqerise, per nxitjen e investimeve dhe per integrimin me boten.



Nder drejtime te tjera te rendesishme ku mund te behet akoma me shume mund te permenden:

a. Terheqja sa me efektive e njohurive prane SME-ve te specializuara apo institucioneve me eksperience me drejtim transferimin prane administrates publike apo dikastereve shteterore.

b. Futja e elementeve te teknologjise se larte, qofte dhe ne kuadrin e programeve pilot. Per kete mund te shfrytezohen edhe rastet qe mund te paraqiten ne kuadrin e programeve prane EU apo NATO-s, programet 'cross-border', apo te tjera te ketij lloji.

c. Plotesimi me specialiste informatikane prane cdo dikasteri/institucion ku perligjet nje gje e tille.



Nje fushe e veçante zbatimi eshte rrjeti akademik dhe shkencor, qe lidh me njeri tjetrin institucionet akademike shkencore te vendit, dhe nepermjet Internetit dhe me homologet e tyre ne bote. Roli i ketij rrjeti eshte i madh, veçanerisht ne kushtet e mungesave ne financimin e veprimtarise se komunitetit shkencor - trurit te shoqerise. Rrjeti akademik, i integruar me ate kombetar dhe nderkombetar, krijon perparesi te konsiderueshme:

a. Zbutet shume ndjenja e izolimit te trasheguar.

b. Krijohen kushte per “pune ne distance”, gje qe do te lehtesonte problemet financiare.

c. Krijohet nje mjedis zhvillimi qe do te nxiste dhe terhiqte pas vehtes edhe ndermarrjet ekonomike.



Deri tani ky rrjet eshte zhvilluar me ndihmen e organizatave si UNDP dhe SOROS, por kjo gjendje nuk mund te vazhdoje pafundesisht. Eshte e pashmangshme prezenca e shtetit per te mbeshtetur financisht dhe ligjerisht zhvillimin natyrshem dhe te pakushtezuar te ketij rrjeti.
renti
renti
ADMIN
ADMIN

Numri i postimeve : 270
Age : 36
Registration date : 29/03/2007

http://www.outsidetirana.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MODERATOR Re: INFORMATIKA (Ne Shqiperi)

Mesazh nga renti Mon Apr 02, 2007 12:02 pm

2.3. Zhvillimi i bazave te te dhenave.



Bazat e te dhenave perbejne nje nga kategorite kryesore te aplikimeve informatike-telematike. Nga ana tjeter ato perfaqesojne teresine e informacioneve te strukturuara dhe te klasifikuara - trashegimi e njohurive te grumbulluara gjate veprimtarise njerezore. Roli i tyre nuk eshte thjesht arshivues per hir te arshivimit. Sot informacioni eshte bere element i pashmangshem dhe vendimtar ne procçsin e analizes dhe marrjes se vendimeve ne te gjitha fushat e veprimtarise njerezore. Nje tipar karakteristik i shoqerise se sotme eshte pikerisht varesia e saj nga informacioni, tipar qe sa vjen e theksohet. Sot informacioni eshte nje mall teper i kerkueshem dhe i kushtueshem



Fushat e aplikimit te bazave te te dhenave me interes shteteror dhe kombetar jane te shumta, permendim te dhena si demografike, shendetesore, ekonomike, gjeografike, gjeologjike, ekologjike, dokumentare, ligjore, historike etj.. Ne thelb çdo institucion publik ose jo nuk mund te funksionoje pa u mbeshtetur ne baza te dhenash (qe per momentin mund te mbahen thjesht ne copa letre te futura ne dosje). Rritja e konsiderueshme e te dhenave dhe nder-veprimi midis organizatave e ben te pa shmangshem krijimin e bazave te mirefillta te te dhenave duke perdorur teknologji informatike dhe duke i integruar ne rrjeta telematike.



Proçesi i ndertimit te bazave te te dhenave ka disa elemente:



a. Strukturimi dhe standardizimi i te dhenave.

b. Projektimi dhe zhvillimi i programeve aplikative per trajtimin e tyre.

c. Futja intensive per nje kohe te shkurter e te dhenave masive - “mbushja” e bazes.

d. Administrimi i bazes se te dhenave per garantimin e shrytezimit normal te saj nga perdoruesit.

e. Sigurimi i konfidencialitetit te te dhenave.



Krijimi i bazave te te dhenave ka karakter “individual” per organizaten e interesuar. Eshte e natyrshme qe ne kete kuader te bashkepunohet me institucione te specializuara per te bere punen teknike. Por nuk duhet te harohet faza e “mbushjes” se bazes me te dhena, pune kjo ndoshta e perkohshme qe kryhet nga nje ekip operatoresh. Kjo faze mund te kerkoje investime te konsiderueshme, gje qe shpesh harohet nga te interesuarit. Gjithashtu nuk duhet nenvleftesuar rendesia e integrimit te bazes ne rrjetat telematike per ta bere informacionin te disponueshen sipas kritereve te caktuara per shoqerine ne teresi.



Ne shume sektore bazat e te dhenave kane rendesi kombetare, si per funksionimin e veprimtarive publike dhe per mbeshtetjen e proçesit te zhvillimit te shoqerise ne informacione te sakta dhe ne kohen e duhur. Por krijimi i tyre kerkon investime, kohe dhe pune njerezore te konsiderueshme. Trajtimi i bazave te te dhenave ne kuadrin e nje Programi Kombetar do ta lejonte vleresimin e drejte te kerkesave dhe mundesive, duke perqenruar vemendjen ne objektiva me interes dhe plotesisht te realizueshme.



2.4. Njohja e teknologjive te reja.



Njohja e teknologjive te reja me mundesi zbatimi ne te ardhmen perben nje domosdoshmeri qe lidhet me mundesine e nxitjes dhe mbeshtetjes te investimeve per zbatimin e tyre ne kohen dhe vendin e pershtatshem, duke rekomanduar ne parim zgjidhjet e mundshme teknike dhe duke patur nje baze per te thelluar njohjen e tyre ne nje kohe te shukrter per ti mbeshtetur keto zbatime.



3. Drejtimet perparesore te kerkimit dhe zhvillimit teknologjik ne fushen e sistemeve dhe teknologjive te informacionit.



3.1. Ne fushen e edukimit.



a. Krijimi i konditave materiale per trainimin e nxenesve, studenteve dhe punonjesve ne fushen e informatikes se aplikuar.

b. Pregatitja e programeve mesimore te unifikuar dhe standardizuar per nje trainim sa me cilesor dhe efektiv.

c. Pregatitja e platformave strategjike per zhvillimin e proçesit te edukimit ne teresine e tij ne menyre sa me korrekte dhe efektive.



3.2. Ne fushen e rrjetave informatike te shperndara.



a. Shtrirja e rrjetit informatik metropolitan ne Tirane, me perberesit e vet rrjetat akademike, shteterore, komerciale, publike.

b. Krijimi i kushteve dhe kontributi ne shtrirjen e rrjetit informatik ne shkalle kombetare.

c. Kontributi ne zhvillimin infrastrukturor, legjislativ dhe standardizues te sistemit te telekomunikacioneve ne kuptimin e gjere te fjales.



3.3. Ne fushen e aplikimeve dhe sherbimeve telematike ne rrjeta.



a. Vleresimi i kerkesave per aplikime e sherbime telematike me spekter te gjere perdorimi, i kushteve teknike e financiare per realizimin e tyre.

b. Specifikimi dhe zhvillimi i aplikimeve e sherbimeve telematike ne rrjeta te shperndara.

c. Integrimi i aplikimeve e sherbimeve telematike per te rritur perdorueshmerine dhe efektivitetin e tyre.
renti
renti
ADMIN
ADMIN

Numri i postimeve : 270
Age : 36
Registration date : 29/03/2007

http://www.outsidetirana.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MODERATOR Re: INFORMATIKA (Ne Shqiperi)

Mesazh nga renti Mon Apr 02, 2007 12:02 pm

3.4. Ne fushen e bazave te te dhenave.



a. Analiza e veprimtarive te organizatave te ndryshme shteterore e publike per te vleresuar nevojat dhe mundesite e krijimit te bazave te te dhenave.

b. Specifikimi, projektimi dhe instalimi i bazave te te dhenave ne institucionet e interesuara.

c. Integrimi i bazave te te dhenave ne rrjetat telematike per ti bere te shrfytezueshme ne kushte te caktuara nga nje mase sa me e madhe perdoruesish.



3.5. Ne fushen e teknologjive te reja.



a. Njohja e teknologjive multimediale

b. Njohja e gjuheve te reja te programimit

c. Njohja e teknologjive te reja te rrjetave me bande te gjere



3.6. Ne drejtim te integrimit te punes kerkimore zhvilluese midis institcioneve dhe organizatave / ndermarjeve te ndryshme:



a. Nxitja e inisiativave te pavarura ne institucionet publike per zhvillimin e sistemeve dhe rrjetave informatike

b. Nxitja e projekteve nder-institucionale per te kontribuar ne menyre sa me efektive ne zhvillimin e sistemeve dhe rrjetave informatike te shperndara

c. Nxitja e bashkepunimit midis institucioneve publike dhe ndermarrjeve private per zhvillimin e sistemeve dhe rrjetave informatike

d. Permiresimi i metodikes se konceptimit dhe realizimit te projekteve ne fushen e sistemeve dhe teknologjive te informacionit.



4. Objektivat e kerkimit dhe zhvillimit.





Objektivat kryesore te Programit konsistojne ne zhvillimin sa me te shpejte dhe aplikimin sa me intensiv ne fusha nga me te ndryshmet te sistemeve dhe teknologjive te informacionit, me qellim qe te materializohen idete e paraqitura ne seksionin (2) “Motivimi i ndermarrjes se Programit”:



a. Edukimi i mases se njerezve me njohuri mbi sistemet dhe teknologjite e informacionit te perdorshme ne jeten dhe punen e perditshme, duke ndjekur strategjine e “edukimit gjate gjithe jetes” si nje nga konditat per tu zhvilluar drejt “shoqerise globale te informacionit” te percaktuar ne Raportin Bangeman te Komisionit Evropian.



b. Zhvillimi i rrjetave te shperndara dhe konsolidimi i rrjetave metropolitane te shtrira neper zonat urbane dhe te nderlidhura ne shkalle interurbane, duke krijuar mundesi komunikimi midis institucioneve dhe organizatave te ndryshme per te rritur intensitetin dhe cilesine e shkembimit te informacionit si nje nga elementet themelore ne veprimtarine njerezore.



c. Zvillimi i aplikimeve dhe bazave te te dhenave si e vetmja menyre per realizimin e grumbullimit, perpunimit, shperndarjes dhe shkembimit te informacionit; si pasoje dhe shfrytezimin real dhe efektiv te infrastrukturave rrjetore informatike.



d. Njohja e teknologjive te reja per te mbeshtetur realisht politiken kombetare per integrimin ne nje bote qe “sundohet” nga teknologjia dhe perpunimi i informacioneve.





Keto probleme do te trajtohen ne projekte te veçanta te propozuara nga institucionet e interesuara, por duke dhene perparesi projekteve nder-institucionale. Ne kete kontekst do te jepet perparesi ne drejtimet:



a. Realizimi i studimeve analizuese dhe analizuese-projektuese me interes nder-institucional dhe shoqeror-kombetar ne fushat e edukimit, rrjetave informatike te shperndara, aplikimeve sherbimeve telematike dhe bazave te te dhenave

b. Konkretizimi i projekteve dhe financimi i tyre per zhvillimin e proceseve edukative masive, shtrirjen e rrjetave informatike nder-institucionale, krijimin e aplikimeve e sherbimeve telematike, krijimin e bazave te te dhenave te integruara ne rrjeta te shperndara.



Objektivat jane krejt te pergjithshme per te mos kushtezuar dhe ngushtuar horizontin e aplikimeve te informatikes dhe teknologjive te informacionit ne menyre artificiale. Eshte detyre dhe e drejte e te gjitha institucioneve/organizatave te interesuara dhe e individeve te shprehin kerkesat, idete dhe projektet e tyre. Revolucioni i sotem teknologjik i sistemeve dhe teknologjive te informacionit karakterizohet nga masiviteti, ku dhe sic theksohet ne Raportin Bangeman “eshte sektori privat ai qe do te udheheqe”. Per kete qellim Programi synon:



a. te mbeshtete sektorin publik si nje nga klientet kryesore te sektorit privat ne fushen e sistemeve dhe teknologjive te informacionit,

b. te krijoje hapesira pune per institucionet kerkimore shkencore publike ne kushtet e ekonomise se liberalizuar te tregut,

c. te forcoje bashkepunimin me sektorin privat per te ndihmuar ne zhvillimin integral por te decentralizuar te vendit.





Per realizmin e ketyre objektivave dhe parimeve do ti jepet perparesi projekteve dhe fushave te cilat:



a. Kane karakter nder-institucional si veprimtaria kerkimore-zhvilluese dhe nga rezultati i implementimit te rezultateve te projektit.



b. Bazohen ne burime plotesuese financimi nga sponsore te tjere si nga firma private, fondacione te huaja, programe nderkombetare prane EU, NATOs, etj..



c. Trajtojne probleme si:

- Aanalizen e gjendjes egzistuese, nevojat imediate, eksperiencen e vendeve te tjera te ngjashme me kushtet e Shqiperise mbi edukimin, rrjetat informatike dhe aplikimet/sherbimet mbi to, zhvillimin e bazave te te dhenave.

- Rendesine e sistemeve te informacionit te ngritur mbi infrastrukturen teknologjike ne sherbim te proceseve vendim-marrese prane administrates publike apo dikastereve shteterore.

- Probleme mbi standartizimin ne implementimin e rrjetave informatike dhe sistemeve te informacionit ne administraten publike apo dikasteret shteterore.



- Shkembimin e eksperiences ne fushen informatike ndermjet institucioneve kerkimore, SME-ve te specializuara, administrates publike, dikastereve shteterore, etj.

- Shtrirjen/zgjerimin e rrjetit informatik metropolitan ne Tirane.

- Bashkeveprimin nder-funksional midis dy dikastereve, mbi baze infrastrukture dhe shkembim informacioni reciprok.

- Aplikime te teknologjise se larte bazuar ne bashkepunimin midis institucioneve kerkimore, SME-ve te specializuara, administrates publike, dikastereve shteterore, si dhe te entiteteve te huaja.

- Venien e sistemeve informatike ne sherbim te publikut apo qytetarit te thjeshte.

- Elektronizimin e te dhenave. Kalimin e te dhenave nga forma e arkivimit ne dosje ne forma te pershtatshme dhe te indeksuara elektronike.





Ne teresine e fushave te mundshme per aplikimin e Sistemeve dhe Teknologjive te Informacionit, me perparesi do te keje aplikimet ne fushat si:



I. Edukimi.

II. Administrata publike dhe sistemi financiar e bankar.

III. Mbrojtja e mjedisit dhe e shendetit.





Programi eshte i hapur per te tera institucionet e interesuara. Megjithate me rendesi per mbarevajtjen e tij eshte pjesemarrja aktive e institucioneve si:



· Institucionet kerkimore shkencore te Akademise se Shkencave, ne vecanti Instituti Informatikes dhe Matematikes Aplikuar.

· Universitetet e Tiranes, ne vecanti departamentet e tyre te specializuara ne sistemet dhe teknologjite e informacionit.

· AlbTelecom si operator kombetar i telekomunikacioneve.
renti
renti
ADMIN
ADMIN

Numri i postimeve : 270
Age : 36
Registration date : 29/03/2007

http://www.outsidetirana.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MODERATOR Re: INFORMATIKA (Ne Shqiperi)

Mesazh nga renti Mon Apr 02, 2007 12:03 pm

5. Ndikimi i rezultateve te pritshme ne zhvillimin social-ekonomik



Sistemet dhe teknologjite e informacionit sot karakterizohen nga nje kontradikte karakteristike:



· Roli i informacionit dhe i shkembimit te tij midis njerezve po behet gjithnje e me jetesor, duke i bere sistemet dhe teknologjite e informacionit nje “luks i pashmangshem” per vendet ne zhvillim.



Por jo vetem per vendet ne zhvillim, siç theksohet ne Raportin Bangeman “lenia pas dore e sistemeve dhe teknologjive te informacionit per kedo vend do te shpjere brenda nje dhjetevjeçari ne pasoja te renda ekonomike te shkaktuara nga boshatisja e tregut dhe largimi i investimeve”. Ne kete kontekst ndikimi i rezultateve te Programit do te jete i evidentueshem ne disa drejtime:



a. Krijimi i kushteve per nje permiresim cilesor dhe te kohes te cilesise se punes te institucioneve publike ne sherbim te qytetarit dhe te zhvillimit te vendit.

b. Lehtesim i shkembimeve ekonomike dhe nxitje e investimeve si rezultat i permiresimit te rrugeve te shkembimit te informacioneve si brenda vendit dhe me vendet e tjera.

c. Permiresim i veprimtarive shkencore, kerkimore e edukative duke rritur shkallen e pjesemarrjes se forcave teknike te specializuara ne jeten e vendit; duke kontribuar ne stabilizimin e pozites te institucioneve akademike shkencore publike dhe ne mireqenien e vete specialisteve.

d. Permiresim i marredhenieve te vendit me boten si rezultat i nje njohjeje me te mire te realitetit shqiptar nepermjet intensifikimit te qarkullimit te informacioneve te gjitheanshme.



Shkalla e shfaqjes se ketyre ndikimeve dhe evidentimi i tyre varet nga shume faktore. Per vete rolin qe pritet te luaje sektori publik, nje rendesi te veçante do te marre roli aktiv dhe i drejt-orientuar i drejtuesve te institucioneve, dhe shkalla e ndergjegjesimit te tyre per rolin ne parim te sistemeve dhe teknologjive te informacionit ne jeten e gjithe vendit. Ne kete kuader eshte e nevojshme te kihet parasysh se:



a. Roli i teknologjive dhe i infrastrukturave te informacionit, sado te zhvilluara qe te jene, do te mbetet minimal dhe i pa perfillshem ne rast se keto teknologji dhe infrastruktura nuk do te shfrytezohen me efektivitet per grumbullimin, perpunimin, shperndarjen dhe qarkullimin e informacionit.

b. Shfrytezimi i teknologjive dhe infratrukturave te informacionit behet i mundur vetem atehere kur i kushtohet vemendje sistemeve te informacionit (aplikimeve informatike dhe bazave te te dhenave); duke e konsideruar teknologjine dhe infratrukturen thjesht si nje mjet per realizimin e sistemeve te informacionit.

c. Zhvillimi i sistemeve te informacionit nuk mund te behet vetiu, apo vetem nga specialistet. Ne radhe te pare kerkohet kontributi shkencor i drejtuesve te cilet duhet te kuptojne se per çfare kane nevoje, te formalizojne keto kerkesa dhe te orientojne punen e institucioneve te tyre per realizimin e ketyre kerkesave, duke e lene kete te fundit ne doren specialisteve.

d. Nuk mund te zhvillohen sistemet e informacionit veçse kur qe nga drejtuesi deri tek specialisti i thjeshte te kuptojne detyren dhe rolin e tyre funksional te natyrshem dhe perqendrohen ne te, pa u ngaterruar ne punet e njeri tjetrit. Çdo zgjidhje artificiale, sado e bukur te duket, do te shpjere ne komplikime te panevojshme qe do te pengojne realisht procesin e zhvillimit.

e. Fati i sistemeve te informacionit ne sektorin publik eshte i lidhur ngushte me rolin e institucioneve kerkimore shkencore dhe akademike si berthama te grumbullimit, perpunimit dhe administrimit te njohurive dhe pervojes njerezore teknike te domosdoshme per nje zhvillim te integruar ne shkalle kombetare. Ne kete aspekt menjanimi i institucioneve shkencore akademike publike dhe nxitja e grupeve te punes qe krijohen dhe shkrihen sipas rastit eshte nje fenomen qe ka efekte shkateruese per vete stabilitetin e rezultateve te pritshme.

f. Rezultatet e Programit do te jene minimale ne rast se nuk do ti kushtohet vemendja e duhur apo keqtrajtimi dhe kufizimi artificial i shperblimit te specialisteve per punen e kryer, veçanerisht te punonjesve te institucioneve akademike shkencore pjesemarres direkt ne projektet e Programit.
renti
renti
ADMIN
ADMIN

Numri i postimeve : 270
Age : 36
Registration date : 29/03/2007

http://www.outsidetirana.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MODERATOR Re: INFORMATIKA (Ne Shqiperi)

Mesazh nga renti Mon Apr 02, 2007 12:03 pm

III. FINANCIMI





1. Tabela permbledhese e financimit te programit.



SISTEMET DHE TEKNOLOGJITE E INFORMACIONIT


Gjithsej
Ndare ne Vite (MijeLeke)

Emertimi
(MijeLeke)
1999
2000
2001

a) Kosto Totale
45,000
10,000
15,000
20,000

b) Financimi i Siguruar





c) Kerkesa per Financim
45,000
10,000
15,000
20,000




2. Shpenzimet per programin sipas llojit.








Totali
Ndare ne Vite

Nr.
Lloji i Shpenzimit
Gjithsej
Siguruar
Kerkuar
1999
2000
2001



(mije leke)
(S)
(K)
S
K
S
K
S
K

1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11

1.
Shpenzime Operative

a) shpenzime personeli

b) shpenzime te tjera
22,500

18,000

4,500

22,500

18,000

4,500

5,000

4,000

1,000

7,500

6,000

1,500

10000

8,000

2,000

2.
Shpenzime Kapitale

a) paisje te medha

b) te tjera kapitale

c) ndertime
18,000

18,000

4,000

6,000

8,000

3.
Asistence teknike e huaj










4.
Shpenzime Funksionimi

a) per Grupin e Punes

b) per ekspertizat
4,500

2,250

2,2500

4,500

2,250

2,250

1,000

500

500

1,500

750

750

2,000

1,000

1,000




SHUMA




45,000



45,000



10000



15000



20000







Shenim: Raportet baze per zberthimin e fondeve sipas zerave:



· Kostua e shpenzimeve per administrimin e programit...... 10%

· Kostua e punes ndaj vleres totale te projektit.................... 40%

· Kostua e paisjeve mesatarisht....................................... .... 40%

· Kostua e mjeteve te konsumit.......................................... . 10%

· Shpenzimet per asistence teknike te huaj do te parashikohen ne projektet e veçanta duke i perfshire sipas rastit ne zerat “shpenzime personeli” dhe “shpenzime kapitale”.

· Detajimi i zerit “shpenzime kapitale” ne nenzera do te behet sipas projekteve te vecanta.



3. Burimet e Financimit.








Totali
Ndare ne Vite

Nr.
Emertimi
Gjithsej
Siguruar
Kerkuar
1999
2000
2001



(mije leke)
(S)
(K)
S
K
S
K
S
K

1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11

1.
Fonde buxhetore
45,000

45,000

10000

15000

20000

2.
Fonde jo-buxhetoree










3.
Fonde nga firmat

a) bashkefinancim

b) sponsorizim










4.
Fonde te huaja










5.
Fonde te tjera













SHUMA




45,000



45,000



10000



15000



20000






Shenim: Gershetimi i financimeve nga Programi dhe nga burime te tjera do te detajohet ne projektet e veçanta. Perparesi do te kene projektet me financim te kombinuar, veçanerisht ato me fonde te huaja.



4. Paisje te medha.





Nr.




Emertimi i paisjes

Qellimi i perdorimit


Studimi pse kerkohet


Vlera ne (000) Leke

















































Shenim: Paisjet e çdo lloji do te paraqiten ne dokumentat e projekteve te veçanta.
renti
renti
ADMIN
ADMIN

Numri i postimeve : 270
Age : 36
Registration date : 29/03/2007

http://www.outsidetirana.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MODERATOR Re: INFORMATIKA (Ne Shqiperi)

Mesazh nga renti Mon Apr 02, 2007 12:04 pm

IV. SKEDA INFORMATIVE E PROGRAMIT







SISTEMET DHE TEKNOLOGJITE E INFORMACIONIT





MINISTRIA E ARESIMIT DHE SHKENCES



AFATI 1999 - 2001



MOTIVIMI I PROGRAMIT:



Zhvillimi i aplikimeve te informatikes dhe teknologjive te informacionit eshte nje çeshtje qe i takon shoqerise ne teresine e vet, kjo per aresyen e thjeshte se keto aplikime prekin praktikisht te tere veprimtarine e shoqerise. Per te realizuar nje objektiv te tille madhor duhet kontributi i shoqerise ne teresine e vet, por (!) elemente te veçanta te saj kane peshe specifike te dallueshme. Ne kete kuader dallojme rolin e institucioneve shkencore, te SME-ve te profilizuara, dhe ne veçanti te organeve qeveritare. Sektore te rendesishem strategjike per aplikimet informatike jane edukimi, telekomunikacioni, administrata publike. Sektore te tille jane kush me shume e kush me pak nen kontrollin, administrimin apo vemendjen e qeverise. Koncepti se politika e qeverise eshte per zhvillimin e vendit dhe orientimin e tij drejt Evropes kushtezon dhe pjesemarrjen aktive te qeverise nepermjet programeve te zhvillimit ne sektoret ne fjale. Ne kete kuptim roli i informatikes dhe i teknologjive te informacionit te aplikuara ne kuadrin e rrjetave telematike eshte prioritar. Me konceptimin e ri te ketij Programi krjohet nje hapesire e gjere per nje pjesemarrje masive te institucioneve/organizatave dhe specialisteve ne zhvilimin e aplikimeve informaike. Objektivat e percaktuara ne Program mbulojne drejtimet kryesore per aplikimet masive te informatikes dhe teknologjive te informacionit si edukimi, rrjetat informatike, aplikimet dhe bazat e te dhenave mbi rrjetat, si dhe teknologjite e reja.





OBJEKTIVAT KRYESORE



Objektivat kryesore te Programit konsistojne ne zhvillimin sa me te shpejte dhe aplikimin sa me intensiv ne fusha nga me te ndryshmet te sistemeve dhe teknologjive te informacionit, duke filluar me edukimin dhe duke vazhduar me krijimin e rrjetave dhe zhvillimin e aplikimeve mbi to. Per te realizuar keto objektiva do te synohet ne realizimin e studimeve analizuese dhe analizuese-projektuese, si dhe me konkretizimin e projekteve dhe financimin e tyre per zhvillimin e proceseve edukative masive, shtrirjen e rrjetave informatike nder-institucionale, krijimin e aplikimeve e sherbimeve telematike, krijimin e bazave te te dhenave te integruara ne rrjeta te shperndara.



Objektivat jane krejt te pergjithshme per te mos kushtezuar dhe ngushtuar horizontin e aplikimeve te informatikes dhe teknologjive te informacionit ne menyre artificiale. Eshte detyre dhe e drejte e te gjitha institucioneve/organizatave te interesuara dhe e specialisteve te shprehin kerkesat, idete dhe projektet e tyre. Revolucioni i sotem teknologjik i sistemeve dhe teknologjive te informacionit karakterizohet nga masiviteti, ku dhe sic theksohet ne Raportin Bangeman “eshte sektori privat ai qe do te udheheqe”. Per kete qellim ne Program synohet te mbeshtetet sektori publik, krijimi i hapesirave te pune per institucionet kerkimore shkencore publike ne kushtet e ekonomise se liberalizuar te tregut, forcimi i bashkepunimit me sektorin privat per te ndihmuar ne zhvillimin integral por te decentralizuar te vendit.



Sektore prioritare per aplikimin e Sistemeve dhe Teknologjive te Informacionit percaktohen Edukimi, Administrata Publike dhe Sistemi Financiar e Bankar, Mbrojtja e Mjedisit dhe e Shendetit etj.








REZULTATET E PRITSHME DHE NDIKIMI I TYRE:



Ne Raportin Bangeman theksohet se “lenia pas dore e sistemeve dhe teknologjive te informacionit per kedo vend do te shpjere brenda nje dhjetevjecari ne pasoja te renda ekonomike te shkaktuara nga boshatisja e tregut dhe largimi i investimeve”. Ne kete kontekst rezultatet e Programit synojne ne disa drejtime:



a. Krijimi i kushteve per nje permiresim cilesor te punes te institucioneve publike ne sherbim te qytetarit dhe te zhvillimit te vendit.

b. Lehtesim i shkembimeve ekonomike dhe nxitje e investimeve si rezultat i permiresimit te rrugeve te shkembimit te informacioneve si brenda vendit dhe me vendet e tjera.

c. Permiresim i veprimtarive shkencore, kerkimore e edukative duke rritur shkallen e pjesemarrjes se forcave teknike te specializuara ne jeten e vendit; duke kontribuar ne stabilizimin e pozites te institucioneve akademike shkencore publike dhe ne mireqenien e vete specialisteve.

d. Permiresim i marredhenieve te vendit me boten si rezultat i nje njohjeje me te mire te realitetit shqiptar nepermjet intensifikimit te qarkullimit te informacioneve te gjitheanshme.



Shkalla e shfaqjes se ketyre ndikimeve dhe evidentimi i tyre varet nga shume faktore. Per vete rolin qe pritet te luaje sektori publik, nje rendesi te veçante do te marre roli aktiv dhe i drejt-orientuar i drejtuesve te institucioneve, dhe shkalla e ndergjegjesimit te tyre per rolin ne parim te sistemeve dhe teknologjive te informacionit ne jeten e gjithe vendit, mbeshtetja e projekteve ne analizen reale te kerkesave duke i dhene perparesi zhvillimit te sistemeve te informacionit.










Ndare ne Vite

FINANCIMI
GJITHSEJ (Mije Leke)
1999
2000
2001

Kosto totale
45,000
10,000
15,000
20,000

Financimi i siguruar





Kerkesa per financim
45,000
10,000
15,000
20,000
renti
renti
ADMIN
ADMIN

Numri i postimeve : 270
Age : 36
Registration date : 29/03/2007

http://www.outsidetirana.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MODERATOR Re: INFORMATIKA (Ne Shqiperi)

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi