RINIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Olimpiada, Ingridi nga Burreli e dyta nė botė

Shko poshtė

MODERATOR Olimpiada, Ingridi nga Burreli e dyta nė botė

Mesazh nga [Master] Tue May 08, 2007 8:28 am

Olimpiada, Ingridi nga Burreli e dyta nė botė


Bruna Prifti
27-12-2006


Ingrid Llaveshi



Shumė e zgjuar, plot vullnet, por edhe me shumė fat, qė familja ka mundėsi ta mbėshtesė financiarisht. Ndryshe, do tė njihej vetėm nga rivalėt e saj tė shkollave tė mesme, tė cilėt i sfidon pa iu dridhur qerpiku, nė shkencat ekzakte. Ingrid Llaveshi, ėshtė fituesja e vendit tė dytė nė Olimpiadėn Botėrore tė Shkencave tė Natyrės, mbajtur sė fundi nė Brazil. Garė, ku siē e pranon edhe vetė, nuk pėrfaqėsoi vetėm veten dhe shkollėn e mesme “Pjetėr Budi” nė Burrel, ku studion nė vitin e dytė, por Shqipėrinė. Nuk ėshtė asfare patriotike e tepruar, por edhe pse e mėsuar me gara tė tilla, Ingridi pranon se kėtė radhė ishte ndryshe. “Tė dėgjoja kur thėrritej emri i vendit tim, mes gjithė atyre njerėzve tė mbledhur nga gjithė bota, nuk kish’ si tė mos ndihesha e nderuar”,- thotė Ingridi, teksa mban me dorė Medaljen e Argjendtė, fituar nė Brazil, qė e mban varur nė qafė. Shumė e pėrmbajtur, modeste, ujė e sapun, ajo, nė renditjen e atyre qė falėnderon pėr ndihmėn e dhėnė, nuk harron tė pėrmendė familjen. “Pa ndihmėn e saj, nuk do tė kisha shkuar dot nė Olimpiadėn e Brazilit, pasi udhėtimi pėr konkurrentėt, nuk sigurohej nga askush tjetėr”,- thotė ajo, ndėrsa shton se kjo garė nuk organizohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės. Dhe nuk ka kushtuar pak, plot 1400 euro vetėm rrugėtimi.

***

Prindėrit kanė kuptuar se ajo ka qenė e prerė pėr lėndėt shkencore dhe shumė e dhėnė pas Fizikės, qė herėt. Ndėrsa rruga e saj drejt olimpiadave ka nisur nė klasėn e pestė, me Matematikėn, ku ėshtė renditur mes mė tė mirėve. Pastaj, tjetėr fitore nė klasėn e tetė. Dhe tani, vetėm 16-vjeē, del e dyta nė botė pėr Fizikėn. Me njė motėr nė klasė tė gjashtė dhe njė vėlla 5 vjeē, ajo nuk ėshtė nga ato qė dergjet vetėm mbi librat shkencorė. Ka kohė pėr tė gjitha, edhe pėr libra letrarė. Mėsuesja e saj, pranon se ajo ėshtė e shkėlqyer gjithandej, madje cilėsohet “Krenaria e Shkollės”. “Kudo shkėlqen kjo vajzė, nė ēdo lėndė”,- thotė Lumturi Porja, drejtoreshė e shkollės sė Burrelit, njėherėsh mėsuesja e lėndės sė Historisė. Ingridi, nuk ėshtė vetėm e shifrave dhe formulave, ashtu si shumėkush mund tė ketė pėrshtypjen pėr tė “ēmendurit” pas mėsimeve. Ėshtė e gjallė, me humor, e batutė.

Nuk janė mė pas dy fituesit e tjerė tė vendit tė tretė, Arbana Grėmbi nga Fieri dhe Eugen Angjeli nga Kuēova, nderuar me Medalje tė Broxtė, nė tė njėjtėn olimpiadė. Garė, qė sipas drejtueses sė Shoqatės sė Fizikantėve tė Shqipėrisė, (qė organizoi edhe pjesėmarrjen e vendit tonė nė kėtė olimpiadė) prof. Antoneta Deda, ka qenė shumė e veēantė, pasi tani kėrkimi shkencor ka tė tjera stade studimi, duke depėrtuar deri nė qelizė, ind e gjen.

***

E prerė pėr shkencat, por e pavendosur ende ku do tė jetė drejtimi i saj. “Ka kohė, ende nuk e di se ēfarė do tė studiojė nė universitete”,- thotė Ingridi, ku nuk mohon si njė mundėsi tė mirė, studimet jashtė vendit. “Do tė kisha shumė dėshirė tė ndiqja studimet nė njė universitet me emėr jashtė, pse jo, tė dilja mirė me mėsime pėr t’u punėsuar mė pas”,- thotė ajo, por pa pėrjashtuar edhe mundėsinė e studimeve nė vend. Arsimimin jashtė e pohojnė edhe tė tjerė, tė shkėlqyer, qė vlerėsohen nė gara tė tilla, e mandej punėsohen gjetiu, mes mėdyshjes mes kthimit e qėndrimit, por nė ankth pėr tė mbylljen e valixheve. Arsyet, janė pa fund... Me shumė dėshirė pėr t’i mbajtur, por pa mundur dot, ne mbetet veēse tė rrahim gjoksin qė ata janė tanėt, shqiptarė.





Drejtoresha

Shumė talente, por pa mbėshtetje financiare

Gjimnazi “Pjetėr Budi” mbahet mė i miri nė Burrel. Shkolla ka mė shumė se 1 mijė nxėnės dhe dyndja nė klasa ėshtė e madhe. Aq sa mėsimi, nė shumė raste zhvillohet me vėshtirėsi dhe testimi pėr gjithė nxėnėsit, ėshtė po aq i sikletshėm. Janė mė shumė se 50 veta nė klasė, ndėrsa laboratorėt janė tė “lėvizshėm”. Shkurt, mjete e provėza, qė transportohen nga njėra klasė nė tjetrėn. Por, pėr drejtoreshėn Lumturi Porja, puna me nxėnės tė tillė si Ingridi, ka njė kėnaqėsi tė patreguar. Dhe “asi” nė shkencat e natyrės, nuk ėshtė e vetmja. “Kemi nxėnės shumė tė mirė. Shkolla jonė ėshtė mbajtur pėr talente, sidomos nė Matematikė dhe Fizikė. Por duhet tė kenė mė shumė mbėshtetje financiare”,- thotė ajo, duke shtuar se nė rastin e Ingridit, familja ka qenė njė ndihmė shumė e madhe. Sipas saj, njė vit mė parė kishte fitues nė olimpiadat e matematikės, por qė ishin tė varfėr dhe nuk kish’ kush t’i sponsorizonte, pėr tė shkuar nė kėtė garė tė madhe tė shkencave tė natyrės. Fat, qė mirėsisht nuk e pati Ingridi.





Ministria

Pollo, dhurata pėr fituesit

Tė ftuar nga ministri i Arsimit dhe Shkencės, Genc Pollo, tre medalistėt e Olimpiadės sė Brazilit, morėn premtimin pėr mbėshtetje, kėsaj radhe zyrtare. Bashkė me to, edhe nga njė dhuratė: kompjuter, fjalorė dhe axhenda elektronike. Ministria organizon ēdo vit, nėpėrmjet Drejtorive Arsimore Rajonale, 5 olimpiada kombėtare nė lėndėt: Matematikė, Informatikė, Fizikė, Kimi dhe Biologji. Ēdo vit, nga kėto konkurse spikasin dhe nderohen me ēmime rreth 150 nxėnės tė talentuar, tė moshave nga 14-18 vjeē. Pėrveē honorareve pėr mėsuesit dhe financimit tė olimpiadave kombėtare, ka financuar edhe pjesėmarrjen nė olimpiadat botėrore e olimpiadat ballkanike tė Matematikės dhe Informatikės. Ajo ėshtė angazhuar tė jetė nė tė ardhmen, njė zė i pranishėm edhe nė evenimentet ndėrkombėtare, si Olimpiada e Shkencave tė Natyrės, edhe pse nuk ėshtė organizuar nga MASH, me qėllim motivimin e nxėnėsve tė talentuar.

Deri mė sot, Shqipėria ka marrė pjesė nė 22 Olimpiada Ballkanike dhe 7 Botėrore dhe rezultatet pozitive tė nxėnėsve tanė nė aktivitetet shkencore jashtė shtetit, tashmė janė bėrė njė realitet i pranueshėm nga juritė ndėrkombėtare. Ky rezultat, ėshtė fryt i punės sė mėsuesve nė shkollat e mesme tė vendit, tė drejtuesve tė ekipeve dhe trajnimit efikas, nga ana e pedagogėve nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės.





Olimpiada

Olimpiada Botėrore e Shkencave tė Natyrės pėr tė Rinj, ėshtė e vetmja qė nderon me ēmime nga e gjithė bota, nxėnės tė pėrgatitur nė disa specialitete tė shkencave tė natyrės: Fizikė, Kimi dhe Biologji. Iniciativa ėshtė marrė nga Shoqata Botėrore e Fizikanėve nė vitin 2004, nė kuadėr tė vitit 2005, shpallur nga UNESCO si “Viti Botėror i Fizikės”, si dhe nė kuadėr tė 100-vjetorit tė Teorisė sė Relativitetit dhe 50-vjetorit tė vdekjes sė Ajnshtajnit.

Shqipėria ka marrė pjesė nė 2 prej 3 Olimpiadave Botėrore tė Shkencave tė Natyrės, me nxėnės tė shkollave tė mesme, pėrgatitur nėn kujdesin e Prof.Antoneta Deda, Shoqata e Fizikanėve tė Shqipėrisė. Nxėnėsit janė pėrzgjedhur nga fituesit e Olimpiadės Kombėtare qė organizon ēdo vit MASH, pėr tė gjitha vitet e shkollės sė mesme. E veēanta, ėshtė se kėta nxėnės pėrgatiten nė tė tre shkencat e natyrės: Fizikė, Kimi, Biologji (dhe jo vetėm nė njė specialitet).

Edhe nė Olimpiadėn e parė, zhvilluar nė Xhakarta, dhjetor 2004, nxėnės nga Shqipėria fituan dy medalje: njė tė Argjendtė dhe njė tė Bronztė.





MASH

Universitetet tė sugjerojnė pėr reformėn nė part-time



Universitetet tė bėhen pjesė e reformės qė kėrkon sistemi part-time nė shkollat e larta. Ky ėshtė sugjerimi i Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, drejtuar shkollave tė larta, nė vend tė reagimeve pėr reduktim tė kuotave tė pranimit nė kėtė sistem. Sipas specialistit nė Drejtorinė e Arsimit tė Lartė, Miti Koēi, “reformimi dhe standardi cilėsor i diplomave tė sistemit tė ditės, ėshtė kryesor nė vėmendjen tonė dhe po kėshtu, gjykojmė se duhet tė jetė edhe pėr universitetet”. “Ne do tė dėshironim qė tė kishte sugjerime dhe njė qasje mė aktive nga ana e universiteteve publike, pėr mėnyrėn se si do tė mund tė reformoheshin e tė modernizoheshin programet e studimit part-time, duke ju afruar modelit evropian tė Lifelong Learning, ose “Tė mėsuarit gjatė gjithė jetės”,- thotė ai, duke vėnė nė pah problemet e konstatuar nė kėtė sistem. Program-studimi i reduktuar, qė ėshtė rreth 60% e programit tė ditės apo full-time-it dhe diploma jo tė barasvlefshme me sistemin e ditės. Sipas tij, reduktimi i kuotave nuk ka lidhje me favorizimin e universiteteve private. “Studime nė sistemin part-time aplikojnė vetėm dy universitete, por ata aktualisht, kėtė vit akademik, tė dy bashkė kanė vetėm 97 studentė, ndėrkohė qė pėr universitetet publike pėr sistemin part-time, MASH ka miratuar kuotėn e sipėrpėrmendur prej 3.437 studentėsh”,- thotė ai, duke kujtuar liberalizimin e pranimeve nė vit tė parė. Vetėm dy ditė mė parė, dekani i Ekonomikut, Dhori Kule deklaroi se do t’i drejtohet Autoritetit tė Konkurrencės pėr mbrojtje ligjore, duke e cilėsuar refuzimin e kėrkesės pėr shtim kuotash, diskriminim tė arsimit publik.
[Master]
[Master]
MODERATOR
MODERATOR

Numri i postimeve : 50
Age : 36
Registration date : 03/04/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi