RINIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tarifat doganore, mbrojtje ndaj prodhimit vendas

Shko poshtė

MODERATOR Tarifat doganore, mbrojtje ndaj prodhimit vendas

Mesazh nga [Master] Tue May 08, 2007 8:32 am

Nė komisionin e integrimit ėshtė diskutuar mes pėrfaqėsuesve tė qeverisė dhe deputetėve tė opozitės se tarifat doganore tė parashikuara nė paketėn fiskale duhet qė tė mbrojnė prodhimin vendas.
Megjithatė, efekti total nė buxhet si rrjedhojė e ndryshimeve tė nivelit tė tarifės doganore nė vijim tė respektimit tė angazhimeve tė OBT-sė dhe MTL-ve pėr vitin 2006 do tė jetė njė rėnie e tė ardhurave nga taksa doganore me rreth 713,9 milionė lekė. Nė paketėn fiskale pėrfshihen angazhimet e OBT-sė sipas notifikimit tė bėrė sė fundi dhe tė miratuar nga OBT-ja, nė tė cilėn ėshtė riformuluar skeduli duke e harmonizuar me ritmet e rritjes ekonomike tė prodhimit brenda vendit si dhe forcimin e fushave ekonomike nė tė cilat ėshtė investuar nga biznesi. Gjithashtu, ėshtė konsoliduar dhe rritja e eksportit pėr prodhimet e vendit drejt vendeve tė rajonit me tė cilat zbatohen marrėveshjet e tregtisė sė lirė. Tė ndara sipas grupeve mallrat qė pėrfitojnė reduktim sipas skedulit tė vitit 2006 janė: pijet alkoolike, artikujt kozmetikė, preparate pėr trajtimin e lekurės, sapun dhe lustrues etj. Taksa doganore ėshtė njė nga taksat me njė performancė tė lartė administrimi nė krahasim me vendet e tjera, duke marrė parasysh jo vetėm nivelin e mbledhjes sė saj nė pėrqindje tė PBB-sė, por edhe nivelin shumė tė ulėt tė tarifės sė saj mesatare vjetore. Qė prej vitit 1999 kur Shqipėria aderoi me tė drejta tė plota nė Organizatėn Botėrore tė Tregtisė, politika e ndjekur ka qenė pėr njė politikė nė uljen e tarifės sė taksės doganore, nga viti nė vit, duke reflektuar jo vetem detyrimet e OBT-sė, por edhe respektimin e marrėveshjeve tė tregtisė sė lirė me pothuajse tė gjitha vendet e rajonit. Po t’i referohemi peshės qė zė kjo taksė nė pėrqindje tė PBB-sė, vendi ynė ėshtė nė nivelin e 1,6 % tė PBB-sė (viti 2005), ndėrkohė qė vende tė tjera tė rajonit si Kroacia, Rumania, Bullgaria, Sllovenia etj., janė shumė mė poshtė kėtij niveli. Nėse do t’u referoheshim vlerave nominale tė tė ardhurave tė mbledhura nga kjo taksė, pėrformanca ėshtė nė rritje nga viti nė vit.

Autori i Lajmit: Dh.Alimani
[Master]
[Master]
MODERATOR
MODERATOR

Numri i postimeve : 50
Age : 36
Registration date : 03/04/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi