RINIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skenderbeu hero kombetar

2 posters

Shko poshtė

MODERATOR Skenderbeu hero kombetar

Mesazh nga ice__2 Thu May 10, 2007 7:55 am

Ketu mund te thoni gjithēka qe dini rreth heroit tone......

Gjergj Kastrioti lindi nė Krujė dhe ishte djali i Gjon Kastriotit, princit tė Shqipėrisė sė mesme i cili ishte i obliguar qė Perandorisė Turke ti paguajė tatim. Nė mėnyrė qė tė sigurojė besnikėrinė e prijėsve lokal Sultani i merrte djemtė e tyre dhe i dėrgonte nė Turqi. Gjergj Kastrioti beri shkollėn ushtarake nė Perandorinė Turke dhe qė i emėruar Skender Beu qė nė turqishtė do tė thotė princi Aleksandėr.

Ai qe i dalluar si njė nga oficerėt mė tė mirė nė disa skuadra Osmane nė Azinė e Vogėl dhe Europė, pėr ēka edhe morri nga Sultani titullin e Gjeneralit. Skenderbeu luftoi edhe kundėr Grekėve, Serbve dhe Hungarezve, dhe disa burime thojnė se ka mbajtur lidhje tė fshehta me Raguzė, Venedikun, Vladislasin e Hungarisė si dhe Alfonsin e V tė Napolit. Sultani Murati i II ia dha titullin Vali ēka e bėri Gjergj Kastriotin Guvernator Gjeneral tė disa krahinave tė Shqipėrisė.
Mė 1443, gjatė betejės kundėr Hungarezėve te Nishi, ai e lėshoi ushtrinė Osmane dhe shkoi nė Krujė. Nė kalanė e Krujės Skenderbeu ngriti Flamurin Shqipėtarė, flamurin e kuq mė shqiponjė tė zezė dykrerėshe nė mes, dhe tha fjalin e njohur: "Nuk ju solla unė lirinė, ate e gjeta kėtu, nė mesin e juve".

Gjergj Kastrioti arriti tė bashkojė tė gjithė princat Shqipėtar nė qytetin e Lezhės (Lidhja e Lezhės, 1444) dhe ti udhėheqi ata nė luftėn kundėr Turqve.

Gjatė 25 viteve tė ardhshme ai luftoi, me forca qė rrallė herė kalonin 20.000 ushtarė, me ushtrinė mė tė fuqishme tė asaj kohe dhe arriti qė tė dal fitues pėr 25 vjetė tė tėra. Mė 1450 Ushtria Turke qe e udhėhequr nga vetė Sultan Murati i II i cili vdiq gjatė rrugės duke e kthyer nga beteja e hupur. Dy herė tė tjera , mė 1466 dhe 1467, Mehmeti i II, pushtuesi i Konstantinopolit, udhėheqi ushtrinė Turke kundėr Skenderbeut dhe dėshtoi. Perandoria Turke provoi ta pushtoi Krujėn 24 herė dhe dėshtoi tė 24 herėt.

Pėr njė tė katėrtėn e shekullit Skenderbeu ndaloi pushtimin Turk nė Shqiperi.

Pasė vdekjes sė tijė mė 1468 nė Lezhė nga shkaqet natyrore, ushtarėt e tijė u bėnė rezistencė Turqve pėr 12 vjetė. Mė 1480 Shqipėria definitivishtė u pushtua nga Perandoria Turke.

Kur Turqit e gjetėn varrin e Skenderbeut nė kishėn e Shėn Nikut nė Lezhė, e hapėn ate dhe morrėn eshtrat e Skenderbeut pėr tė cilat besohej se sjellin fat. Mė 1480 Turqit ndėrmorrėn pushtimin nė Itali dhe pushtuan qytetin e Otrantos.

Skenderbeu dhe vepra e tijė nuk mbetėn tė pėrmenden vetėm nė tokat Shqipėtare. Volteri ka menduar se Perandoria Bizantine do tė kishte egzistuar sikur tė kishte njė udhėheqės sikur Skenderbeun. Disa poet dhe kompozitorė gjithashtu kanė gjetė inspirimin e vetė nė mjeshtėrinė ushtarake tė tijė. Poeti Francez i shekullit 19, Ronsard, shkroi njė vjershė kushtuar Gjergj Kastriotit. Tė njejtėn gjė bėri edhe poeti Amerikan i shekullit 19, Longfellow. Antonio Vivaldi komponoi operėn e cila titullohet Skenderbeu.

Skenderbeu sot ėshtė hero kombėtar i Shqipėrisė. Shumė muzeume dhe monumente janė ngritur nė nder tė tijė anembanė Shqipėrisė dhe nė mesin e tyre edhe Muzeumi i Skenderbeut nė kalanė e famshme tė Krujės.
ice__2
ice__2
MODERATOR
MODERATOR

Numri i postimeve : 665
Age : 37
Localisation : Belgium
Registration date : 09/05/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MODERATOR BIOGRAFIA

Mesazh nga renti Fri May 11, 2007 2:25 am

Gjergj Kastrioti ishte djali mė i vogėl i Gjon Kastriotit dhe i princeshės malazeze Vojsava, fėmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi mė 6 maj 1405, u morr peng nga pushtuesit turq qė nė moshė tė mitur dhe u dėrgua nė oborrin e sulltanit nė Adrianopojė. Atje, zgjuarsia dhe shkathtėsia e ēuan Gjergjin nė shkollėn e sulltanit (icogllanėve) qė pėrgatiste komandantė e nėnpunės.

Natyra i kishte dhėnė dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskender (Aleksandėr). Pas mbarimit tė shkollės, Gjergj Kastrioti "(Skėnderi)" kreu detyra ushtarake nė Ballkan e nė Azinė e Vogėl, duke u dalluar pėr trimėri dhe pėr kėtė arsye iu dha titulli bej. Ai nuk e harroi kurrė Atdheun e tij tė dashur dhe priste me padurim rastin tė kthehej nė tokėn qė e lindi. Pėr mėse 12 vjet (1426-1438) ishte nė Shqipėri. Me vdekjen e tė atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por nė fakt sulltani e emėroi sanxhakbej jashtė tokave shqiptare.

Megjithatė Skėnderbeu nuk hoqi dorė nga ideja pėr t'u kthyer pėrfundimisht nė Shqipėri, deri nė vitin kur ai u nis kundėr Janosh Huniadit nėn komandėn e bejlerbeut tė Rumelisė.

Mė 3 nėntor 1443 nė afėrsi tė Nishit, u ndeshėn dy ushtritė. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tėrhoq nė panik. Skėnderbeu filloi tė zbatonte planin e kryengritjes, sė bashku me 300 kalorės shqiptarė e me tė nipin Hamza Kastrioti, u kthye nė Dibėr, ku populli e priti si ēlirimtar. Mori masa pėr pėrforcimin e rrugėve nga mund tė vinin osmanėt, dhe prej andej iu drejtua Krujės. Me njė ferman tė rremė shtiu nė dorė qytetin e garnizonin dhe kėshtu mė 28 nėntor 1443 u shpall rimėkembja e principatės sė Kastriotėve. Mbi kėshtjellėn e Krujės u ngrit flamuri me shkabėn e zezė dykrenare.

Fjalimi i Skėnderbeut nxiti frymėn atdhedashėse. Kryengritja ēlirimtare u bė e pėrgjithshme. Gjatė dhjetorit, Shqipėria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u ēliruan njėra pas tjetrės kėshtjellat e kėsaj zone.

Skėnderbeu ishte organizatori i Kuvendit tė Arbėrit, nė tė cilin u zgjodh si prijės i Lidhjes Shqiptare tė Lezhės.

Nė janar tė vitit 1468 Skėnderbeu u sėmur gjatė zhvillimit tė njė Kuvendi tė thirrur nga ai, nė tė cilin ishin tė ftuar tė gjithė princat shqiptarė. Vdiq me 17 Janar 1468 nė Lezhė.

I mbuluar me lavdi, ai u varros nė Lezhė. Shqiptarėt humbėn prijėsin e lavdishėm qė i udhėhoqi pėr 25 vjet rrjesht. E shoqja me tė birin emigruan, sikurse edhe njė pjesė e parisė shqiptare, pėr nė Itali.





Tek "Sheshi Skėnderbeu" nė Tiranė
[redaktoni] Epoka e Skėnderbeut nė veprat e Marin Barletit dhe tė autorėve tė tjerė shqiptarė bashkėkohės
Epopeja e Skėnderbeut e shk. XV dhe vetė figura e Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut ndikoi fuqishėm nė jetė shpirtėrore tė shqiptarėve dhe pėr rritjen e vetėdijes kombėtare tė tyre. Tė frymėzuar prej tyre, intelektualė tė shquar shqiptarė, i pasqyruan e i pėrjetuan ato nė vepra historike monumentale, nė tė cilat nisi jetėn e vet historiografia shqiptare.

Ne fillim tė shek tė XVI (1504) Marin Barleti botoi latinisht veprėn kushtuar luftės heroike tė shqiptarėve pėr mbrojtjen e Shkodrės, (rrethimi i Shkodrės). Por vepra qė e lartėsoi figuren e tij si historian humanist ėshtė “Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut”, tė cilėn e botoi latinisht nė Romė rreth viteve 1508-1510. Kjo vepėr voluminoze njohu shumė ribotime nė gjuhė e nė vende tė ndryshme tė Evropės. Veprat e M. Barlecit u bėnė burimi mė i rėndėsishėm ku patriotėt shqiptarė mėsonin historinė e epopesė legjendare tė shk. XV.

Periudha e Skėnderbeut u pėrjetesua edhe nė vepra tė tjera historike nga bashkėkohėsit e heroit. Njė nga bashkėpunėtorėt e ngushtė tė Skėnderbeut, Dhimitėr Frengu, shkroi latinisht, nė frymėn e ideve humaniste tė kohės njė vepėr pėr jetėn e Skėnderbeut. mė disa ndryshime tė vogla ajo ndjek rrethimin e historisė sė Skėnderbeut tė M. Barletit, qė dėshmon sė kjo vepėr kishte pasqyruar drejt realitetin historik, tė njohur e tė panjohur edhe nga bashkėluftėtarėt e afėrt tė Skenderbeut. Vepra e Dh. Frengut u botua pas vdekjes sė tij e pėrkthyer italisht, dhe njohu shumė ribotime nė kėtė gjuhe.

Nje vepėr tjetėr e rėndėsishme pėr tė njohur shoqerinė shqiptarė tė shek. XV ėshtė “Historia dhe gjenealogjia e shtepisė sė Muzakajve”, shkruar nė italisht mė 1510 nga bashkėluftėtari i Skėnderbeut, Gjon Muzaka. Ajo mbeti nė dorėshkrim dhe, pėr vlerėn qė ka pėr historinė mesjetare shqiptare, botuesi i saj i shek. tė XIX mė tė drejtė e ka cilėsuar atė si njė “margaritar”.
renti
renti
ADMIN
ADMIN

Numri i postimeve : 270
Age : 36
Registration date : 29/03/2007

http://www.outsidetirana.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MODERATOR Gjergj Kastrioti Skėnderbeu - Hero Kombėtar

Mesazh nga renti Fri May 11, 2007 2:26 am

Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu (1405 - 17 janar 1468) sintetizon njė epokė tė tėrė historike qė mori emrin e tij: luftėn njėshekullore kundėr pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nėn udhėheqjen e tij, lufta e shqiptarėve u ngrit nė njė shkallė mė tė lartė e mė tė organizuar dhe shėnoi njė kthesė vendimtare nė zhvillimin politik tė Shqipėrise.

Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu ishte pėrfaqėsuesi mė konsekuent dhe mė i shquar i elitės drejtuese shqiptarė qė udhėhoqi mė vendosmėri frontin e luftės sė shqiptarėve kundėr pushtuesve osmanė. Ai realizoi tė parin bashkim tė shqiptarėve, Lidhjen shqiptarė tė Lezhės, e cila hapi rrugėn e krijimit tė shtetit tė pavarur shqiptar, themeluesi i tė cilit u bė ai vetė.

Kujdes tė veēantė Skėnderbeu i kushtoi ruajtjes sė burimeve tė brendshme ekonomike, tek tė cilat u mbėshtet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen nė brezin kufitar, nė lindje e nė jug, ai i dha mundėsi banorėve tė viseve tė lira tė zhvillonin njė veprimtari ekonomike deri diku normale.

Krahas mbrojtjes sė vendit, Skėnderbeu i kushtoi vėmendje ēlirimit tė viseve tė pushtuara qė ndikoi nė formimin e mėtejshėm tė lidhjeve mė banorėt e kėtyre viseve dhe nė forcimin e bashkimin e tė gjithė popullit shqiptar.

Aftėsitė e Skėnderbeut si burrė shteti spikatėn edhe nė marrėdhėniet me vendet e tjera. Duke patur tė qartė sė rrezikut osman mund t’i bėhej ballė vetėm mė sukses vetėm me forca tė bashkuara, Skėnderbeu kėrkoi parreshtur pjesėmarrjen e vendeve evropiane nė luftė kundėr armikut tė pėrbashkėt.

Nė kushtet e pabarazisė sė theksuar ndėrmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skėnderbeu pėrpunoi shtrategjinė dhe taktikėn e tij luftarake, nė bazė tė sė cilės qėndronte mendimi se fitorja nuk mund tė varej nga numri i ushtarėve. Ai mbante armikun nė alarm tė pėrhershėm, i priste rrugėn e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur nė kurth, e godiste me sulme tė fuqishme e tė befasishme.

Skėnderbeu u shndėrrua nė simol tė luftės pėr liri e pavarėsi. Ai mbeti njė figurė e dashur pėr shqiptarėt edhe pas vdekjes sė tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjė i gjallė nėpėr kėngėt, gojėdhėnat e tregimet e shumta popullore qė i dhanė atij tiparet e njė figure legjendare.

Vepra dhe figura e Skėnderbeut kishte pėrmasa dhe rėndėsi evropiane. Ai u vlerėsua lart nga personalitetet e shquara evropiane tė kohės. Kėtė e dėshmon edhe fakti sė pėr Skėnderbeun ėshtė shkruar njė literaturė e shumėllojtė, prej qindra vėllimesh, tė botuara nė shumė gjuhė, dhe nė tė katėr anėt e botės.
renti
renti
ADMIN
ADMIN

Numri i postimeve : 270
Age : 36
Registration date : 29/03/2007

http://www.outsidetirana.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MODERATOR Figura e Skėnderbeut nė art

Mesazh nga renti Fri May 11, 2007 2:27 am

Scanderbeg, opera nga Franēois Francoeur dhe Franēois Rebel.
Scanderbeg, opera nga Antonio Vivaldi.
Projekti kulturor Itali-Shqipėri "A.C.C.I.A ARTE" organizoi me datė 1 gusht 2006 njė konferencė shkencore me titull “Shqiponja dhe gjysmėhėna”. Nė kėtė sesion studiues e pedagogė shqiptarė e italianė diskutuan mbi praninė e figurės sė heroit kombėtar Gjergj Kastriot Skėnderbeu nė veprat letrare dhe ato muzikore, nė shekuj. Referuan gjuhėtari Gjovalin Shkurtaj, Mario Spedicato, pedagog nė Universitetin e Leēes, Alessandro Laporta, drejtor i bibliotekės sė provincės sė Leēes, muzikologėt Luisa Cosi dhe Corrado De Bernart, e shumė tė tjerė.
renti
renti
ADMIN
ADMIN

Numri i postimeve : 270
Age : 36
Registration date : 29/03/2007

http://www.outsidetirana.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MODERATOR [redaktoni] Lidhje tė jashtme

Mesazh nga renti Fri May 11, 2007 2:27 am

(Anglisht) A Short History of George Castriota Scanderbeg
Filmi Skenderbeut - Kinostudio Shqipėria e Re
Paraskena nga Filmi - Gjergj Kastrioti SCANDERBEG WARRIOR-KING OF ALBANIA Illyria entertainment
Histori te Lufterave te Skenderbeut ne English - Gjergj Kastrioti SCANDERBEG WARRIOR-KING OF ALBANIA Albanian Canadian League Information Service (ACLIS)
renti
renti
ADMIN
ADMIN

Numri i postimeve : 270
Age : 36
Registration date : 29/03/2007

http://www.outsidetirana.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MODERATOR Re: Skenderbeu hero kombetar

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi