RINIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mjekesia dhe kirurgjia estetike

Shko poshtė

MODERATOR Mjekesia dhe kirurgjia estetike

Mesazh nga ice__2 Mon May 21, 2007 12:58 pm

Mjekėsia dhe kirurgjia estetike ka pėsuar njė ndryshim radikal 10 vjetėt e fundit. Duhet tė bėhet dallimi mes mjekėsisė estetike dhe kirurgjisė estetike. Kohėt e fundit kanė njė tendencė pėr mjekėsi estetike. Ndėrkohė qė kush dėshiron tė riparojė njė pjesė defektoze estetike nė fytyrė, duhet tė pėrdorė tė famshmen kirurgji estetike.
Por nė vend tė kėsaj po pėrhapen teknika tė mjekėsisė estetike qė pėrkrah kirurgjisė estetike kanė leje tė rregullojnė shumė defekte estetike pa qenė nevoja tė vrapojmė drejt bisturisė. Kėto teknika u japin mundėsi pacientėve tė pėrmirėsojnė paraqitjen e tyre. Mund tė konfirmoj se nė vend tė lifting kirurgjik ekziston lifting jo kirurgjik, lifting kimik pėrdoret me filler (material injektues me qėllim plotėsues). Nė vend tė liposuzionit (ndėrhyrje kirurgjikale pėr tė hequr pjesėn dhjamore) ekziston osigenoclasia (injeksione tė thjeshta oksigjeni, qė shkrijnė qelizat dhjamore).

Doktor Siniscalco, mjekėsia estetike paska bėrė hapa gjigande. Cilat janė kėrkesat mė tė shumta tė pacientėve pėr tė zgjidhur problemet e tyre estetike pa ju drejtuar bisturisė?


Sigurisht qė Filler ( materialet injektues me qėllim plotėsues) kanė afruar shumė pacientė nga e gjithė bota, ndėrkohė qė operacioni arrin nė eliminimin e thellė tė rrudhave, po kėshtu njė teknikė qė vjen nga mjekėsia estetike po pėrdoret gjithmonė e mė shumė pėr femrat nė botėn e spektaklit, ėshtė plotėsimi i buzėve me silikon. Kjo arrihet nėpėrmjet injektimeve tė materialit plotėsues. Le tė bėjmė njė analizė se si ėshtė zhvilluar mjekėsia estetike dhe nė ē‘mėnyrė ka ndryshuar shoqėria:

Turpi nga ana e pacienteve, ndėrkohė qė aktualisht ėshtė superuar ky problem. Para 2-3 vjetėsh pacientet qė i nėnshtroheshin njė operacioni plastik u fshiheshin miqve tė tyre pėr tė mos i klasifikuar nė grupin e "femrave tė bėra". Por tani, ky nuk ėshtė mė njė problem, vajzat e reja flasin pėr teknikat dhe materialet mė tė reja
Numri i madh i materialeve tė disponueshėm janė vėnė nė dispozicion tė mjekėsisė estetike. Mjafton tė mendosh se sot pacientėt mund tė zgjedhin nė bazė tė nevojave dhe kushteve personale. Ata mund tė zgjedhin nga njė gamė e gjerė teknikash dhe materialesh qė lejojnė jetėgjatėsi prej dy se tre vjetėsh


Transformimi i shoqėrisė sonė, tė ndjehesh mirė me vetveten dhe njė domosdoshmėri pėr t‘u ndjerė mirė me ambientin qė tė rrethon ėshtė respekti mė i madh qė mund t‘i bėsh vetes
Efekti pozitiv psikologjik qė shkakton njė rregullim i njė defekti estetik
Shpejtėsia e kėtyre ndėrhyrjeve. Pėr tė korrigjuar rrudhat ose buzėt do tė mjaftonin vetėm pak minuta
Sė fundi, njė faktor shumė interesant qė duhet ta respektojmė tė gjithė. Ndėrhyrja mjekėsore estetike duhet tė realizohet nė bazė tė proporcioneve tė fytyrės. Asgjė nuk duhet tė kėrkohet me ngulm nėse vetė natyra ka realizuar njė proporcion tė paprekshėm

Acidi kundėr rrudhave

Pėr eliminimin e rrudhave dhe pėr rritjen e volumit tė buzėve ekzistojnė kohė tė mira:

Biseda me pacientin se pse do t‘i nėnshtrohet njė operacioni plastik, duke i kushtuar mė tepėr rėndėsi anės psikologjike tė bisedės
Vendimet, sipas kėshillave tė mjekut dhe kėrkesave tė pacientit se ēfarė (FILLER) do tė pėrdoret
Disinfektimi i sipėrfaqes qė do tė trajtohet
Ēfarė anestezie do tė pėrdoret nė varėsi tė vėshtirėsisė sė operacionit
Mbushja e buzėve dhe e rrudhave bėhet duke pėrdorur teknikėn e "tunelit" (krijohet njė tunel mes njė shiringe, ku ėshtė e vendosur njė age e hollė, nė mėnyrėn e njė tuneli ku do tė lėshohet materiali)


Doktor Siniscalco, cili ėshtė materiali mė i pėrdorshėm pėr tė tilla trajtime?

Janė tė ndryshme materialet qė pėrdoren, por mė i kėrkuari ėshtė acidi ialuronik. Ėshtė njė material biologjikisht dhe kimikisht i njėjtė nė tė gjithė speciet dhe pėr kėtė arsye nuk ka nevojė tė bėhet ndonjė test alergjik. Gjendet nė formėn injektuese, bio-sintetik, prezantohet si njė xhel veshtullor transparent dhe pangjyrė. Rezultati i kėtij materiali zgjat nga 3 muaj deri nė 1 vit.

A ėshtė i dhimbshėm injeksioni?

Dhembja ėshtė nė varėsi tė ndjeshmėrisė individuale, por varet edhe nga vendi se ku do tė injektohet materiali. Sigurisht qė buzėt dhe rrudhat e fytyrės janė pjesėt mė tė ndjeshme.


Njė teknikė e re qė i fal lėkurės rini dhe freski

Lifting kimik pėr fytyrėn dhe dekoltenė

Lifting kimik ėshtė njė teknikė e re pėr rinimin e fytyrės, qafės dhe dekoltesė me rezultate estetike fantastike dhe kualitative. Sekreti ėshtė aplikimi nė fytyrė i njė solucioni tė pėrbėrė nga komponentė kimikė, tė cilėt provokojnė rinimin e epidermės dhe dermės, duke dhėnė njė efekt "Lifting". Metoda mund tė pėrdoret nė tė gjitha rastet e plakjes sė fytyrės, pėr njollat si pasojė e ekspozimit nė diell, pėr njollat qė shfaqen pas shtatzėnisė, si dhe pėr cikatrice dhe akne. Ndėrmjet teknikave tė shumta nė dispozicion, pėr tė zgjidhur estetikėn e lėkurės, lifting kimik ėshtė njė metodė qė rezulton shumė e suksesshme.

Teknika ėshtė shumė e lehtė: gjatė gjithė fytyrės, qafės dhe dekoltesė vendoset njė solucion nė mėnyrė homogjene, ndėrkohė qė vepron nė mėnyrė kimike. Mund tė shfaqet ndonjė irritim ose skuqje deri nė thithjen e plotė nė sipėrfaqe tė epidermės. Nė tė njėjtėn kohė ka njė stimulim tė fibroblasteve pėr tė prodhuar mė shumė kolagen dhe elasticitet, duke i kthyer pacientit njė lėkurė shumė mė tė tonifikuar dhe elastike (efekti lifting). Me fjalė tė tjera ka veprim direkt nė melaninė dhe vepron mbi njollat e sipėrpėrmendura. E njėjta gjė ndodh edhe me aknet. Pas 30 ditėve, pas pėrdorimit tė dytė tė lifting kimik, pacientja do tė ndjehet mė e re, pa rrudha tė thella, njolla dhe tė tjera defekte tė fytyrės. Kjo metodė kaq e pėrdorur nė tė tėrė botėn ėshtė njė nga mėnyrat mė efektive pėr tė larguar vijat e thella qė pėrshkojnė lėkurėn.

Nė ēfarė moshe mund tė fillohet tė pėrdoret kjo metodė?

Nuk ekziston njė moshė minimale ose maksimale pėr tė bėrė njė trajtim tė tillė, duke qenė se defektet qė mund tė rregullohen me lifting kimik janė tė shumta. Eliminimi i akneve dhe njollave mund tė pėrdoren pėr njė moshė tė re, ndėrsa eliminimi i rrudhave mund tė bėhet nė njė moshė mė tė avancuar. Ndėr tė tjera, lifting kimik ėshtė efektiv pėr tė gjithė llojet e lėkurės, nga mė e hapurat deri te mė tė errėtat.

Doktor Siniscalo, a mund tė pėrdoren tė dyja teknikat: lifting kimik dhe FILLER?

Sigurisht qė po dhe rezultati do tė jetė mė i dukshėm.
ice__2
ice__2
MODERATOR
MODERATOR

Numri i postimeve : 665
Age : 37
Localisation : Belgium
Registration date : 09/05/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi