RINIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pozita gjeografike e Shqiperise

2 posters

Shko poshtė

MODERATOR Pozita gjeografike e Shqiperise

Mesazh nga ice__2 Mon May 21, 2007 1:44 pm

Pozita gjeografike e Shqiperise

Shqiperia eshte nje vend ne Europen Juglindore, ne perendim te gadishullit te Ballkanit.Ajo ndodhet midis koordinatave gjeografike 39 grade e 38' dhe 42 grade e 39' te gjeresise veriore dhe 19 grade e 16' te gjeresise lindore, ne largesi pothuajse te barabarte nga Ekuadori dhe Poli i Veriut.Siperfaqja e pergjithshme 28.748 kilometra katrore.Kryeqyteti i saj eshte Tirana.Gjatesia e pergjithshme e vijes kufitare eshte 1094 km, nga te cilat 657 km - kufi tokesor, 316 km - kufi detar, 48 km - kufi lumor dhe 73 km - kufi liqenor.

Shqiperia ka nje pozite te favorshme gjeografike, pasi gjendet ne kryqezimin e rrugeve me te shkurtera qe kalojne nga Mesdheu perendimor per ne Ballkan e Azine e Vogel dhe kontrollon kalimin permes kanalit detar te Otrantos.Luginat e saj me te gjera jane ato te lumenjeve Drin, Shkumbi dhe Vjose, qe lehtesojne, njekohesisht, lidhjen e brendeshme te Ballkanit me detin Adriatik dhe te Azise se Vogel me viset e Mesdheut.Bregdeti i Adriatikut shtrihet nga gryka e Bunes deri ne Kepin e Gjuhezes.Ne gjirin e Vlores e ne drejtim te jugut, bregdeti eshte i larte, shkembor, ku dominon mali i Karaburunit.Gjiret kryesore te Shqiperise jane: gjiri i Drinit, i Lalezit, i Durresit, i Karavastas dhe i Vlores, ne hyrje te se ciles gjendet ishulli i Sazanit.

Lagunat kryesore jane: Laguna e Lunres (Vilunit), e Patokut, e Bishtrakes, e Karavastase, e Nartes dhe e Pashalimanit.Plazhet kryesore jane: Plazhi i Velipojes, i Tales, i Durresit, iDivjakes, i Semanit dhe i Vlores.Kepat kryesore jane: Kepi i Rodonit, i Bishtit te Palles dhe i Gjuhezes.

Relievi i Shqiperise eshte kryesisht malor. Vargmalet e para alpine u formuan nga mbarimi i jurasikut, ndersa gjate eres kenozoike u shpejtua procesi malformues ne teresine e Albanideve, qe aktualisht perbejne token e nentoken e Shqiperise.Lartesia mesatare e relievit eshte 708 metra, ose 2 here me e larte se mesatarja e Europes. Lartesite me te medha gjenden ne Alpet shqiptare dhe ne malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit, perben edhe majen me te larte te Shqiperise).Fushat zene kryesisht pjesen perendimore, pergjate bregdetit Adriatik, por ka edhe ne pjese te tjera te vendit.Fushat me te larta jane ato te pellgut te Korces, mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Fushat gjenden kryesisht pergjate lumenjeve kryesore si: Vjose, Devoll, Osum, Shkumbin, Erzen, Mat e Drin, ku gjenden, gjithashtu, edhe tokat bujqesore e qendra te medha banimi, si dhe pershkohen nga rruge te rendesishme komunikimi.Territori i Shqiperise ndahet ne 4 krahina te medha natyrore (fiziko-gjeografike): Alpet shqiptare, krahina malore qendrore, krahina malore jugore dhe ultesira bregdetare.
ice__2
ice__2
MODERATOR
MODERATOR

Numri i postimeve : 665
Age : 37
Localisation : Belgium
Registration date : 09/05/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MODERATOR Re: Pozita gjeografike e Shqiperise

Mesazh nga marsia Sat May 03, 2008 10:23 am

Meqenese edhe Ulqini eshte toke shqiptare kam sjelle nje materjal me karakter njohes.
ULQINI


ULQINI - qytet me histori tė bujshme dhe traditė tė shkėlqyer. I ngritur mbi shkrepa, i pėrngjanė anijes qė ėshtė duke u hyrė nė det, qyteti i vjetėr qė mė shumė se dy mijė e gjysmė vjet sfidon valėt e detit. Askush nuk mundi ta pushtojė nga deti, edhe pse valėt e detit e rrahin atė nga tri anė. Qytetin e vjetėr e kanė sulmuar shumė pushtues, tė cilėt pas vehtes kanė lėnė gjurmėt e civilizimit tė tyre. Qyteti, muret e tė cilit janė tė "thurura" nga gurėt iliro-ciklopik, pas ēdo pushtimi bėhej gjthnjė e mė i pasur nga ana shpirtėrore dhe kulturore, duke mos humbur asgjė nga origjinaliteti dhe papėrsėritshmėrija e tij.

Ulqini, Olciniumi antik, Dolciniumi i mesjetės ėshtė qytet i historisė sė bujshme dhe tė tashmes sė qetė, i stolisur me arkitekturė romake, gotike dhe orientale.

Qyteti i vjetėr, nė njėfarė mėnyre mund tė ndahet nė dy tėrėsi: qyteti i epėrm, citadella, i ndėrtuar nė platon mė tė lartė tė gadishullit shkėmbor dhe pjesa tjetėr e banuar e qytetit e cila ulet nga jugu.

Nė Kalanė e Ulqinit mund tė hyhet nga veri-lindja ose nga gjiri nėpėr portėn kryesore. Kėtu geindet Tregu i robėrve, ku dominon Kulla e Balshajve (shek. XII), nė tė cilėn ėshtė e vendosur galerija e arteve. Pėrballė galerisė gjendet Muzeu Etnologjik. Nga jugu, afėr detit, pėrballė njėra tjetrės, gjenden dy ndėrtesa madhėshtore: Pallati i Ballshajve dhe Pallati e Venedikut. Nė anėn pėrėndimore tė qytetit tė vjetėr gjendet kisha ortodokse e Shen Nikollės. Nė periudhėn e sundimit osman, kisha ishte e shėndrruar nė xhami, por nė vitin 1890 pėrsėri u shėndrrua nė kishė, nė kujtim tė dėshmorėve tė luftės sė vitit 1878.

Ulqini ėshtė qyteti i vetėm nė Mal tė Zi i cili ėshtė i rrethuar me fusha pjellore nė tė cilat kultivohen pemėt dhe perimet e kualitetit mė tė lartė. Aty gjindet edhe liqeni egzotik i Shasit, tė cilin ornitologėt e quajnė "miniatura e liqenit tė Shkodrės", i pasur me peshq dhe zogj uji, si dhe Shtoji, atraksion i veēantė nė bregdetin Adriatik pėr gjahtarėt.

Legjenda thotė se nė mesjetė asnjė beqarė nuk mund tė martohej, derisa tė mbjillte sė paku dhjetė fidane ulliri. Ulqini ėshtė qytet i ullinjve dhe bimėve ekzotike tė Adriatikut jugor. Nė periferinė e tij gjendet ullishta mė e madhe nė vend, ku ka trungje tė vjetėr edhe me qindra vite...

Tė gjitha qė i kemi pėrmėndur janė vetėm njė reflektim i zbehtė i pasurive tė begatshme natyrore tė kėtij vendi, ajri i tė cilit ėshtė pėrplot me erė tė mendrės, lavandės sė egėr, luleve pėr kullotjen e bletėve.



marsia

Numri i postimeve : 17
Age : 51
Registration date : 06/04/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi