RINIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHQIPTARJA E BUKUR NE KORNIZE

Shko poshtė

MODERATOR SHQIPTARJA E BUKUR NE KORNIZE

Mesazh nga bani1988 Tue May 22, 2007 9:52 am

Nje poet danez dashurohet pas nje vajze te bukur shqiptare. Nje miku i tij piktor, ia perjeteson ne telajo. Vepra, e zbuluar se fundmi nxjerr ne drite gruan. Vec saj edhe nje histori te pathene: ate te nje familje shqiptare ne Rome

Nga Ferid Hudhri

Pas shume vitesh hulumtime rreth krijimtarise me teme shqiptare te autoreve te huaj (tashme te paraqitura ne librat Shqiperia ne artin boteror dhe Shqiperia nepermjet artisteve, botuar edhe ne anglisht), eshte bere me e qarte hapesira qe zene tablote e piktoreve evropiane ne pinakoteken shqiptare. Ndonese veprat me te shumta u takojne artisteve angleze, franceze, italiane dhe gjermane, tablo te bukura me teme shqiptare jane realizuar edhe nga piktore te kontinenteve te tjere te botes. Si autor i librave te mesiperm, kohet e fundit i kisha perqendruar kerkimet ne artin e disa vendeve me te largeta, me deshiren per ta zgjeruar hapesiren gjeografike te artisteve te pasionuar pas Shqiperise. Dhe papritur u ndesha me nje nga tablote me te bukura dhe me interesante me teme shqiptare ne artin boteror.

Ne se gjetjet e deritanishme kane qene rezultat i gjurmimeve te gjata neper muze dhe galeri te Europes, informacionet per zbulimin e piktures qe paraqitet ne kete shkrim erdhen nga Kopenhagen, pikerisht nga vendi ku ndodhet tabloja. Ishte kryediplomati i ambasades se Mbreterise se Danimarkes ne Tirane zoti Finn Theilgaard, i cili, me deshiren dhe kenaqesine per te paraqitur nje aspekt te lidhjes midis shqiptareve dhe danezeve, hapi rrugen e zbulimit te nje prej veprave me te bukura kushtuar shqiptareve. Dhe ne kete rast e papritura dhe kenaqesia eshte e dyfishte.

Mbeshtetur ne dy botimet daneze Arti Danez. Njemije vjet Histori Arti (Kopenhagen, 2004) dhe Historia e Letersise Daneze (Kopenhagen, 1976), diplomati Theilgaard zbuloi se nje nga pikturat qe paraqet portretin e nje gruaje te bukur ne Ny Carlsberg Glypotek te Kopenhagen-it i kushtohet nje shqiptareje! Realizuar ne Itali ne vitin 1831 dhe e ekspozuar ne Danimarke disa vite me pas, ne dicituren e saj te muzeut eshte shkruar: Italiania, por ne dy botimet qe sapo permendem, hartuar nga autoret me te njohur te historise se letersise dhe artit danez, jepen te dhena te qarta per shqiptaresine e gruas se pikturuar. Aty shkruhet se poeti i njohur Christian Winther, gjate qendrimit te tij ne Rome (midis viteve 1820-1830), ishte gjithnje i pranishem ne rrethin e piktoreve daneze, te cilet gjithashtu kishin ardhur ne kryeqendren italiane per t'u frymezuar nga trshegimia e pasur e artit italian. Dhe ndersa piktoret gjenin frymezim ne veprat e artit, poeti Winther ishte i frymezuar edhe nga dashuria e gruas shqiptare!

Tekstualisht ne ato librat shkruhet: Christian Winther kishte rene ne dashuri me gruan e mrekullueshme shqiptare dhe i kerkoi Küchler-it ta pikturonte... (Dansk Litteratur Historie, f. 90. Kopenhagen 1976). Disa vite me pare piktori Küchler, me porosi te poetit Christian Winther, i pikturoi te dashuren e tij, nje zonjushe te mekullueshme shqiptare. Ne kete pikture ai arriti te realizoje bukurine dhe hijeshine femrore qe nuk e perseriti me ne veprat e mevoneshme...(Dansk kunst. Tusind ars kunsthistorie, f. 237. Kopenhagen 2004)

Pra tabloja e pikturuar nga Albert Küchler paraqet nje vajze shqiptare dhe pikerisht ate qe ka qene e dashura e poetit danez Christian Winther. Per te qene me te sigurte ne kete informacion, diplomati Theilgaard bisedoi me autorin e librit Arti Danez. Njemije vjet Histori Arti, H.Nielsen per te marre me shume informacion rreth kombesise se te dashures se poetit, pra per vajzen qe pozoi ne pikturen e artistit Küchler. Ne pergjigjen e tij historiani i artit danez, ende i pasigurte per percaktimin e sakte jep tre versione. Sipas tij vajza mund te kete qene arbereshe, shqiptare me banim ne Rome ose italiane nga krahina e kodrave Albani, prane Romes. Ne fund H. Nielsen sugjeron se per kombesine e gruas se paraqitur ne tablone e piktorit Küchler mund te gjykoje me mire nje studiues shqiptar.

Nisur nga te dhenat e mesiperme, mendojme se nga te tre hipotezat qe paraqet H. Neilsen, me i mundshem eshte varianti i dyte. Ne se gruaja e pikturuar do te ishte italiane nga zona e kodrinave Albani, nuk besojme se eshte e sakte qe te thirrej me emertimin e krahines, sic mund te quhet psh nje napolitane, romane apo veneciane etj., pasi duke thene albaneze, ne kete rast, me shume se sa krahinen e banimit kjo fjale merr nuancen e percaktimit te kombesise. Persa i perket arberesheve, ne ate kohe ato ishin te perqendruara ne pjesen jugore te Italise. Kane qene te grupuar ne fshatra dhe qyteza te perbashketa. Nuk perjashtohen edhe rastet qe nje arbereshe mund te gjendej edhe ne pjesen qendrore apo edhe ne ate veriore. Por ne Rome, sidomos midis viteve 1650-1850, ishin me banim te perhershem disa familje shqiptare. Dhe me e njohura prej tyre ka qene familja Albani, qe eshte vleresuar si nje nga me fisniket (famiglie Nobili) e Romes. Pra eshte me e mundeshme qe vajza e pikturuar nga piktori danez te jete pikerisht nje nga femrat e kesaj familjeje te madhe dhe te njohur. Per te argumentuar me mire mendimin e mesiperm, pra per te vertetuar se gruaja e pikturuar ishte shqiptare, po bejme nje paraqitje te shkurter vetem te njerit prej albaneve te Romes, familja e te cilit mendojme se ka lidhje me te besueshme me pikturen qe po analizojme.
bani1988
bani1988
MODERATOR
MODERATOR

Numri i postimeve : 97
Age : 36
Registration date : 21/05/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi