RINIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fjalimi i Enver Hoxhės nė filmin e Hollivudit

Shko poshtė

MODERATOR Fjalimi i Enver Hoxhės nė filmin e Hollivudit

Mesazh nga bani1988 Tue May 22, 2007 10:02 am

Do ta kishte menduar njeri ndonjėherė se njė fjalim i Enver Hoxhės do tė lexohej nė Hollivud? Nė filmin "Inside Man", i cili u shfaq nė kinematė amerikane mė 23 mars, grabitėsit e njė banke pėrdorin njė fjalim tė Enver Hoxhės pėr tė tėrhequr vėmendjen e policėve. Bėhet fjalė pėr njė film tė regjisorit Spike Lee nė tė cilin luan Denzel Washington, Clive Owen dhe Jodie Foster. I cilėsuar nga disa kritikė si filmi mė i mirė i vitit, ai prek ēėshtje racore dhe klasash pa u larguar nga tensioni dhe humori.
Filmi
"Inside Man" ėshtė historia e njė detektivi, Keith Frazier (Denzel Washington), i cili pėrballet me njė grabitės banke tė mprehtė, Dalton Russell (Clive Owen) nė njė dramė pengmarrjeje. Ndėrsa loja e tipi "macja me miun" fillon tė shtjellohet, nė lojė hyn njė element i paqartė. Agjentja Madaline White (Jodie Foster), e cila me njė agjendė tė pazbėrthyeshme injekton akoma mė shumė paqėndrueshmėri nė situatėn delikate. Filmi prek ēėshtje bashkėkohore, siē ėshtė trajtimi i personave qė vijnė nga Lindja e Mesme pas sulmeve tė 11 shtatorit si dhe pėrmban porcione humori dhe krenarie tė Nju Jorkut. Nė "Inside Man" mund tė vėrehen teknikat e njohura tė regjisorit Spike Lee - perspektivat e pėrmbysura - pėr tė zgjeruar temat e prezantuara nė filmin e tij nė nėnvlerėsuar "25th Hour", i cili ishte i ngjyer me melankolinė e post - 11 shtatorit. Nė kėtė film Nju Jorku ėshtė njė enė kulturash tė ndryshme tė vendosura sė bashku nė njė ditė, nė njė vend. Nėse diversiteti e ndihmon mekanizmin procedurial tė filmit qė tė mos ndalojė nė vend, Denzel Washington negociatori i menēur i pengjeve e mban tė freskėt kėtė mekanizėm.
Subjekti
Grabitėsit e bankės, tė udhėhequr nga Dalton Russel, hyjnė nė bankė tė maskuar si bojaxhinj. Ata pėrdorin rreze infra tė kuqe pėr tė nxjerrė jashtė loje kamerat e sigurisė pėrpara se tė pėrdorin armėt. Mė pas ata mbajnė peng gjithė ata qė ndodhen nė bankė dhe pavarėsisht se ata kėrcėnojnė tė vrasin pengjet, ata ngurrojnė tė qėllojnė ata tė cilėt refuzojnė tė bashkėpunojnė. Pengjet detyrohen qė tė veshin tė njėjtat rroba me pengmarrėsit nė mėnyrė qė policėt ta kenė tė vėshtirė t'i dallojnė. Mė pas krejt papritur hyn nė lojė njė fjalim nė njė gjuhė tė panjohur pėr ata qė gjenden aty. Bėhet fjalė pėr ish-diktatorin shqiptar, Enver Hoxha, zėri i tė cilit kumbon nėpėrmjet kompjuterit tė dorės (iPod) tė Dalton Russell. Mjafton kjo pėr t'i shpėrqendruar tėrėsisht policėt dhe pėr tė kuptuar se grabitja kishte qenė e planifikuar ekstremisht me saktėsi. Frazier (Washington) hyn nė ndėrtesė dhe sheh tė gjithė pengjet. Ai kėrkon qė tė dijė qėllimet e vėrteta tė grabitjes sė bankės dhe Russell i pėrgjigjet thjeshtėsisht atij se ai ėshtė "shumė i menēur pėr tė qenė polic" dhe i mbyll derėn nė fytyrė. Ndėrkohė Madaline White (Foster) caktohet nga drejtori i bankės qė tė mbrojė interesat e tij nė grabitje. White pėrdor lidhjet e saj me kryebashkiakun pėr tė marrė leje qė tė hyjė nė skenė. Kur ajo i bėn tė qartė Russell pėr interesat qė ajo ėshtė caktuar tė mbrojė, ai pranon tė flasė me tė. Russell i zbulon asaj sekretin e Arthur Case, drejtorit tė bankės, i cili kishte bashkėpunuar me nazistėt gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nė mėnyrė qė tė mund tė fitonte para dhe pushtet.

Spike Lee
Spike Lee ka njė reputacion si njė nga regjisorėt mė tė rėndėsishėm dhe me influencė tė Hollivudit tė dekadės sė kaluar. I lindur nė Atlanta, Spike Lee njihet sidomos pėr filmat e tij qė trajtojnė ēėshtje sociale dhe politike. Ai njėkohėsisht jep mėsim nė Universitetin e Nju Jorkut. Filmat e tij janė portrete energjike njerėzish dhe vendesh, duke ndėrthurur psikologjinė dhe kontekstin, kohėn dhe hapėsirėn. Filmat e tij ekzaminojnė ēėshtje komplekse dhe tė ndryshme, duke filluar qė nga marrėdhėniet racore, rolin e medias nė jetėn bashkėkohore, krimin urban dhe varfėrinė etj. Shumė prej filmave tė tij pėrfshijnė njė rol tė veēantė tė muzikės. Babai i tij, Bill Lee njė basist muzike xhaz ėshtė pėrgjegjės pėr muzikėn nė disa prej filmave tė Spike.
bani1988
bani1988
MODERATOR
MODERATOR

Numri i postimeve : 97
Age : 36
Registration date : 21/05/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi