RINIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

HISTORIKU I QYTETIT TE TIRANES

Shko poshtė

MODERATOR HISTORIKU I QYTETIT TE TIRANES

Mesazh nga bani1988 Tue May 22, 2007 10:34 am

- “Tiranė” mendohet se vjen nga fjala “Theranda”, e pėrmendur nė burimet e lashta greke dhe latine, qė vendasit e quanin Te Ranat, meqė fusha ishte formuar si rezultat i materialeve tė ngurta qė sillnin ujrat nga malet pėrreth.
2- “Tirana” vjen nga “Tirkan”. Tirkan ka qenė njė kėshtjellė nė shpat tė Malit tė Dajtit. Edhe sot e kėsaj dite ekzistojnė rrėnojat e kėsaj kėshtjelle tė lashtė qė daton nė fillimin e shekullit I para Krishtit. Kjo mendohet tė ketė qenė kėshtjella qė historiani bizantin Prokop, (shek.VI), e quan Kėshtjella e Tirkanit.
3- “Tirana” vjen nga greqishtja e vjetėr, “Tyros” qė do tė thotė bulmet. Mendohet se ky variant ka mbetur ngaqė nė fushėn e Tiranės bėhej tregtimi i bulmetrave nga barinjtė e zonave pėrreth.
Pėr herė tė parė emri i Tiranės nė formėn e sotme pėrmendet nė vitin 1418 nė njė dokument tė Venedikut.
Pėr herė tė parė regjistrimi i tokave u bė nėn pushtimin otoman nė vitet 1431-1432. Tirana kishte 60 qendra tė banuara me rreth 1000 shtėpi dhe 7300 banorė.
Nė shekullin XV njihen, siē pėrmendet nga Marin Barleti, Tirana e Madhe dhe Tirana e Vogėl.
Nė regjistrimet e vitit 1583 treva e Tiranės rezulton me 110 qendra tė banuara, 2900 shtėpi dhe 20, 000 banorė.
Tirana u themelua nė 1614 nga Sulejman Pasha, i cili ishte me origjinė nga fshati Mullet. Fillimisht ai ndėrtoi njė xhami, njė furre dhe njė hamam.
Dy shekuj me vonė drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja. Dy lagjet mė tė vjetra tė Tiranės kanė qenė ajo e Mujos dhe e Pazarit, tė ndodhura sot nė zonėn mes qėndrės aktuale dhe Rrugės sė Elbasanit, nė tė dy anėt e Lanės.
Nė vitin 1703, Tirana kishte 4000 banorė.
Nė vitin 1769 treva e Tiranės eksportonte nė tregjet e Venedikut 2600 fuēi me vaj ulliri dhe 14.000 dengje duhani.
Nė vitin 1820, Tirana kishte 12.000 banorė.
Nė vitin 1901, Tirana kishte 15.000 banorė.
Nė fillim tė shekullit XX, Tirana kishte 140.000 rrėnjė ulliri, 400 mullinj vaji, ndėsa pazari i saj numėronte 700 dyqane.
Nė vitin 1838, Tirana kishte 38.000 banorė.
Nė vitin 1945 kishte 60.000 banorė. Xhamia nė qendėr tė Tiranės, e quajtur Xhamia e Et'hem Beut, filloi tė ndėrtohej mė 1789 nga Molla Beu, i ardhur nga Petrela. Xhamia u pėrfundua mė 1821 nga i biri i Molla Beut, Haxhi Et'hem Beu, stėrnipi i Sulejman Pashės. Pėr tė punuan mjeshtrit mė tė mirė tė Shqipėrisė. Kulla e Sahatit u fillua nga Haxhi Et'hem Beu rreth vitit 1821-1822 dhe u pėrfundua me ndihmat e familjeve tė pasura tė Tiranės. Montimi i sahatit u bė nga familja Tufina. Mė 1928 u ble nė Gjermani nga shteti shqiptar njė sahat modern dhe kulla u ngrit nė lartėsine 35 metra. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, Sahati u dėmtua, por u rivu nė punė nė korrik tė vitit 1946.
Kisha Ortodokse e Shėn Prokopit u ndėrtua nė vitin 1780.
Kisha Katolike e Shėn Mėrisė u ndėrtua nė vitin 1865 me shpenzimet e Perandorit austro-hungarez Franz Jozef. Ura e Tabakėve dhe Ura e Terzive, (aktualisht ura e Rrugės sė Elbasanit), datojnė nė fillim tė shekullit XIX. Tyrbja e Kapllan Pashės, (pranė monumentit “Ushtari i Panjohur”), ėshtė ndėrtuar nė vitin 1816.
Bibloteka u themelua nė vitin 1922 dhe kishte 5000 vėllime.
Kalaja e Petrelės ndodhet 12 km nga Tirana dhe daton nė shekullin IV, para Krishtit. Formėn e saj aktuale e mori nė shekullin e XIII nėn sundimin e Topiajve dhe mė vonė kaloi pronė e familjes sė Kastriotėve.
Tirana u shpall kryeqytet i pėrkohshėm mė 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjes dhe pėrfundimisht e mori kėtė status mė 31 dhjetor 1925.
Tirana ėshtė kryeqendra botėrore e bektashinjve nga viti 1925, vit kur bektashinjtė u ndaluan dhe pėrzunė nga Turqia.
Plani i parė rregullues i qytetit u hartua nė vitin 1923 nga Estref Frashėri. Rruga e Durrėsit ėshtė hapur mė 1922 dhe quhej rruga “Nana Mbretneshė”. Pėr ndėrtimin e saj u prishėn shumė shtėpi e kopshte. Godina ekzistuese e Parlamentit u ngrit mė 1924 dhe fillimisht ka shėrbyer si Klubi i Oficerėve. Atje, mė 1 shtator 1928, Ahmet Zogu shpalli monarkinė.


Qendra e Tiranės ėshtė projektuar nga arkitektėt e njohur italianė tė periudhės musoliniane Florestano de Fausto dhe Armando Brasini.
Pallati i Brigadave (ish-Pallati Mbretėror), godinat e Ministrive, Banka Kombėtare dhe Bashkia janė vepra tė tyre.
Bulevardi “Dėshmorėt e Kombit” ėshtė ndėrtuar nė vitin 1930 me emrin Bulevardi Zogu I. Nė periudhėn e komunizmit pjesa nga Sheshi “Skėnderbej” deri te Stacioni i Trenit u quajt Bulevardi “Stalin”.
Pallati i Kulturės, ku ndodhet Teatri i Operas dhe Baletit dhe Bibloteka Kombėtare, u pėrfundua mė 1963. Ai u ndėrtua mbi ish-Pazarin e Vjetėr tė Tiranės dhe tulla e parė u vendos nga ish-presidenti sovjetik Nikita Hrushov mė 1959.
Monumenti i Skėnderbeut, i ngritur mė 1968, ėshtė vepėr e Odhise Paskalit, nė bashkėpunim me Andrea Manon dhe Janaq Paēon. Ai u vendos me rastin e 500-vjetorit tė vdekjes sė heroit tonė kombėtar.
Monumenti “Nėnė Shqipėri”, 12 metra i lartė, u pėrurua nė varrezat e “Dėshmorėve tė Kombit” mė 1971.
Akademia e Shkencave u pėrfundua mė prill 1972.
Galeria e Arteve Figurative u krijua mė 1976 dhe nė tė pėrfshihen rreth 3200 vepra tė autorėve shqiptarė dhe tė huaj.
Muzeu Historik Kombėtar u ndėrtua mė 1981 dhe afresku nė pjesėn ballore tė tij titullohet “Shqipėria”.
Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės, ish-muzeu “Enver Hoxha”, u pėrurua mė 1988. “Piramida” u projektua nga njė grup arkitektėsh nėn drejtimin e Pranvera Hoxhės dhe Klement Kolanecit.
Nė vitin 1990 Tirana kishte 250.000 banorė. Aktualisht, dyndja masive e banorėve nga gjithė pjesėt e tjera tė vendit drejt kryeqytetit, e ka ēuar popullsinė e Tiranės nė mbi 700.000 banorė.
Nė vitin 2000 qendra e Tiranės, nga Korpusi Qendror i Universitetit dhe deri te Sheshi “Skėnderbej”, u shpall Ansambėl Kulturor me vlera tė veēanta dhe mbrohet nga shteti. Po atė vit, nė kėtė zonė filloi njė proces restaurimi i quajtur “Kthim nė Identitet”


Tė dhėna arkeologjike
Mozaiku i Tiranės ėshtė i vetmi monument arkeologjik brenda territorit tė qytetit tė Tiranės. Nė vitin 1972, gjatė punės pėr ndėrtimin e pallateve tė bllokut “Partizani” nė lagjen nr. 9 tė qytetit tė Tiranės, u zbuluan rrėnojat e njė ndėrtese antike, njėri nga ambientet e tė cilit ishte i shtruar me mozaik. Sipas autorėve, kemi tė bėjmė me njė qendėr fshatare tė shekujve tė parė pas Krishtit qė nė fillim tė shek. III u zėvendėsua me njė vilė fshatare (rustica). Salla me mozaik e pajisur dhe me njė absidė ishte ambjenti kryesor i saj. Autorėt mendojnė edhe qė nė shek. V-VI vendin e vilės e zuri njė bazilikė paleokristiane. Pjesa e gėrmuar e monumentit u rrethua dhe u vu nė mbrojtje nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės (IMK). Gjatė viteve 2003-2004 punimet e sistemimit tė rrugėve dhe instalimeve tė ndryshme tė bllokut “Partizani” zbuluan pranė rrethimit tė monumentit pjesė tė tjera tė kompleksit. Mė kryesoret kėtu ishin vaskat e fermentimit tė mushtit tė rrushit, por edhe pjesė tė tjera muresh nė dy pika tė ndryshme. Brenda kėtij kompleksi u zbuluan tre stela varresh tė periudhės romake. Gėrmimet e fundit pėrforcuan mendimin se kemi tė bėjmė me njė vilė fshatare, ndėrkohė qė nuk ėshtė gjetur asnjė e dhėnė pėr transformimin nė bazilikė paleokristiane tė mbėshtetur nga autorėt e gėrmimit tė parė tė viteve ’70. Nė mėnyrė konvencionale, siti arkeologjik ėshtė emėrtuar dhe njihet me emrin “Mozaiku i Tiranės”.

Statistika

Tirana shtrihet midis Malit tė Dajtit nė Lindje, kodrave tė Krrabės dhe Saukut nė Jug, kodrave tė Vaqarrit dhe Yzberishtit nė Perėndim dhe atyre tė Kamzės nė Veri.
Tirana ndodhet 110 m mbi nivelin e detit.
Temperatura mesatare vjetore ėshtė 17°C.
Sasia mesatare vjetore e rreshjeve ėshtė 1,297 mm.
Sipėrfaqja e qytetit tė Tiranės ėshtė 31 km2.
Sipas Zyrės sė Gjendjes Civile nė Bashkinė e Tiranės, numri i banorėve deri nė Dhjetor 2004 arrin nė rreth 552,016, nga tė cilėt 49.8% janė meshkuj dhe 50.2% janė femra.
Krahasuar me vitin 2003 do tė vinim re njė rritje tė popullsisė me 7%, numrit tė familjeve me 7% si dhe njė zvogėlim tė numrit tė lindjeve me 9%, numrit tė vdekjeve me 18% si dhe numrit tė martesave me 8%.

Arsimi
Gjendja aktuale e institucioneve arsimore pėr vitin shkollor 2003-2004 ėshtė si mė poshtė vijon:

29 ēerdhe
68 kopshte (43 publike dhe 25 private)
104 shkolla 8-vjeēare (57 publike dhe 47 private)
39 shkolla tė mesme (21 publike dhe 18 private)
8 universitete ( 6 publike dhe 2 private)


Kultura dhe sporti
Ndėr projektet kulturore tė zhvilluara nga Drejtoria e Kulturės Rinisė dhe Sporteve gjatė vitit 2004 pėrmendim:

Bienalja e tretė e Mesdheut Premiera e filmit "Dear Enemy"
Rinfest 2004 Festivali IV Shopenian
Dita Ndėrkombėtare e Nėnės dhe e Familjes Dita e muzikės sė re
Nuk dua, nuk mė pėlqen Moda Italiane nė Shqipėri
Takim mbarėkombėtar i Brezave pianistė Kėngėt e Tokės
Bashkėpunim nė fushėn e instrumentave tė harqeve Peza Fest 2004
Mikrofoni i artė Me tinguj nėpėr vende
Mbrėmje poetike Festivali operistik "Marie Kraja"
Vjeshta e Tiranės Panairi i librit 2004
Ekspozita "Burgjet gjatė regjimit komunist 1945-1991" Gazeta rinore Foris
Festivali II Europian i Kėngės pėr Fėmijė Konkursi Fjala 2004
Onufri 2004 Magjia Nadir
Festa e Madhe e Vitit tė Ri 2004

Disa nga projektet sportive janė:

Pėrtėritja e traditės sė qitjes sport me tė rinjtė e kryeqytetit
Pėr njė Tiranė tė pastėr, tė bukur dhe aktive
Pastrimi i Liqenit artificial tė Tiranės
Festivali i vrapimit "Let's run together"
Pjesėmarrje nė ditėn sportive tė solidaritetit miqėsor nė qytetin e Peshkopisė
Ndeshja e zemrave
Kampionati i bilardos

Nė Tiranė zhvillojnė aktivitete kulturore njė sėrė institucionesh si: Teatri i Operas dhe Baletit, Teatri Kombėtar, Ansambli Shtetėror, Estrada, Cirku, Teatri i Kukullave, Kinema Millenium 1 dhe 2.

Pėr vitin 2004, aktiviteti i institucioneve kulturore ėshtė si mė poshtė:

Teatri i Operas dhe Baletit ka vėnė nė skenė 6 premiera dhe 70 shfaqje nga tė cilat pėrmendim: 37 koncerte brenda vendit, 2 koncerte jashtė vendit, 18 shfaqje nė opera dhe 13 nė balet tė ndjekura nga 22,135 spektatorė gjithsej.

Ansambli Shtetėror ka dhėnė 34 koncerte brenda vendit tė ndjekura nga 40,550 spektatorė. Teatri Kombėtar pėr Fėmijė ka dhėnė 69 shfaqje tė ndjekura nga 6,870 spektatorė.

Muzeu Historik Kombėtar ėshtė vizituar nga 57,363 persona.

Kinema Millenium 1 dhe 2 kanė dhėnė nga 37 premiera dhe 1,647 shfaqje.

Teatri i Estradės ka dhėnė 3 premiera dhe 23 shfaqje tė ndjekura nga 1,302 spektatorė.

Cirku i Tiranės “Ali Xhixha” ka dhėnė 1 premierė dhe 52 shfaqje tė ndjekura nga 4,466 spektatorė.

Nė Tiranė ka gjithsej:

• 9 biblioteka njė prej tė cilave ėshtė Biblioteka Kombėtare

• 1 Muze Historik Kombėtar (i vizituar nga 57,363 persona gjatė vitit 2004)

• 5 Shtėpi muze dhe 57 monumente kulture

• 2 stadiume futbolli (tė cilat i pėrkasin klubit futboll Tirana)

• 1 pallat sporti (i cili i pėrket klubit shumėsporte Tirana)

• 6 terrene sportive (5 prej tyre i pėrkasin klubit shumėsporte Partizani dhe 1 klubit shumėsporte Tirana)

• 11 fusha futbolli (5 prej tyre i pėrkasin klubit futboll Partizani, 3 klubit futboll Tirana dhe 3 klubit sportiv Dinamo)

• 1 pishinė (e cila i pėrket klubit shumėsporte Partizani)

• 3 poligone qitjeje (1 prej tyre i pėrket klubit shumėsporte Partizani, 1 klubit shumėsporte Tirana dhe 1 klubit Studenti)

• 12 palestra (8 prej tyre i pėrkasin klubit shumėsporte Partizani, 2 klubit shumėsporte Tirana, 1 klubit sportiv Dinamo dhe 1 klubit Studenti)

• 1 sallė shahu, ping-pongu, etj. (e cila i pėrket klubit shumėsporte Partizani)


Turizmi


Sipas Ministrisė sė Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit, nė Tiranė janė 29 subjekte tė liēensuara pėr ushtrim veprimtarie turistike si agjensi turistike udhėtimi dhe 13 subjekte tė liēensura pėr ushtrim aktiviteti veprimtarie turistike akomoduese.


Disa nga muzetė dhe objektet pėr tu vizituar nė Tiranė janė:

• Monumenti “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu” i vendosur nė sheshin Skėnderbej.

• Muzeu Historik Kombėtar

• Kalaja e Dorsit e cila gjendet nė rrethinat e Pezės dhe i pėrket kulturės sė hershme ilire.

• Kalaja e Petrelės e cila gjendet ne jug tė Tiranės nė tė djathtė tė rrugės kryesore Tiranė-Elbasan.

• Kalaja e Prezės e ndėrtuar nga turqit pas vdekjes sė Skėnderbeut mė 1468.

• Xhamia e Ethem Beut e ndėrtuar nė vitin 1789.

• Kulla e Sahatit e ndėrtuar nė vitin 1830.

• Ministritė tė ndėrtuara nė vitin 1930 tė cilat pėrfaqėsojnė vlera tė mėdha arkitektonike.

• Muzeu Arkeologjik

• Galeria e Arteve

• Ekspozita e Kulturės Popullore

• Parku i Madh i Tiranės me sipėrfaqe 230 ha, i cili shtrihet nė pjesėn jugore tė qytetit. Nė qendėr tė tij gjendet Liqeni Artificial me sipėrfaqe 55 ha.

Per me shume vizitoni http://www.tirana.gov.al
bani1988
bani1988
MODERATOR
MODERATOR

Numri i postimeve : 97
Age : 36
Registration date : 21/05/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi