RINIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Banka e Shqipėrisė

Shko poshtė

MODERATOR Banka e Shqipėrisė

Mesazh nga [Master] Tue May 08, 2007 8:43 am

Banka e Shqipėrisė ėshtė banka qendrore e Republikes se Shqiperise. Ky status sanksionohet nė nenin 161 tė Kushtetutės dhe me ligjin nr. 8269, datė 27.12.1997 "Pėr Bankėn e Shqipėrisė", i cili pėrcakton objektivat, detyrat, marrėdhėniet me sistemin bankar dhe me shtetin, organizimin dhe drejtimin, pronėsinė mbi kapitalin, pasqyrat financiare dhe shpėrndarjen e fitimit.
Banka e Shqipėrisė u krijua gjatė procesit tė tranzicionit me kalimin nė sistemin bankar dynivelor dhe me krijimin e hapėsirės sė nevojshme ligjore pėr njė bankė qendrore, e cila u zyrtarizua me miratimin e ligjit nr. 7559 "Pėr Bankėn e Shqipėrisė", datė 22prill1992. Rishikimet e mėvonshme qė iu bėnė kėtij ligji u hartuan sipas modeleve tė vendeve perėndimore e rekomandimeve tė organizmave ndėrkombėtarė.
Banka e Shqipėrisė ėshte bankė me kapital tėrėsisht shtetėror dhe pėrgjigjet pėrpara Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė. Ajo mban, nė pėrputhje me ligjin “ Pėr kontabilitetin” dhe standardet ndėrkombėtare, llogari e regjistra, qė nė ēdo kohė duhet tė pasqyrojnė nė mėnyrė tė saktė gjendjen financiare tė Bankės sė Shqipėrisė.
Nė cilėsinė e autoritetit monetar e mbikėqyrės tė vendit, Banka e Shqipėrisė gėzon tė gjitha funksionet e mirėfillta tė njė banke qendrore klasike:
Harton, miraton dhe zbaton politikėn monetare tė vendit, pėr realizimin e objektivave tė sė cilės ajo pėrdor instrumentet e duhura monetare;
Ka tė drejtėn ekskluzive tė nxjerrjes e tė qarkullimit tė kartmonedhes dhe tė monedhes kombėtare.
Mban dhe administron rezervat valutore tė Republikes se Shqiperise
Harton, miraton e zbaton regjimin e kėmbimit valutor si dhe politikėn e kursit tė kėmbimit.
Licencon ose revokon licencėn pėr ushtrimin e veprimtarisė bankare si dhe mbikėqyr aktivitetin bankar me qėllim sigurimin e stabilitetit tė sistemit bankar.
Shėrben si bankier, kėshilltar e agjent fiskal i Republikes se Shqiperise.
Shėrben si bankė e bankave tė nivelit tė dytė.
Nxit funksionimin normal tė sistemit tė pagesave.
Banka e Shqipėrisė drejtohet nga Kėshilli Mbikėqyrės, i cili kryesohet nga Guvernatori. Brenda kompetencave tė pėrcaktuara me ligj, ajo ėshtė e pavarur nga ēdo pushtet tjetėr pėr realizimin e objektivit kryesor tė veprimtarisė sė saj, si dhe nė ushtrimin e detyrave tė ngarkuara. Ēdo subjekt ėshtė i detyruar tė respektojė pavarėsinė e Bankės sė Shqipėrisė, tė mos kėrkojė tė influencojė te ndonjė anėtar i Kėshillit Mbikėqyrės pėr tė cėnuar detyrimet e tij ndaj Bankės sė Shqipėrisė, si dhe tė mos ndėrhyjė nė veprimtaritė e Bankės sė Shqipėrisė.
Banka e Shqipėrisė e ka qendrėn nė Tirane. Ajo ka 5 degė nė rrethet Shkoder,Elbasan, Gjirokaster, Korce, Lushnje.


Historia

Pėr herė tė parė Shqipėria pati njė insitucion tė bankės qendrore nė vitin 1913. Ajo u krijua si rezultat i marrėveshjes sė Qeverisė sė ISMAIL QEMALIT, me Karol Pitner e Oskar Pollak, pėrfaqėsues tė Wienner Bank Verein qė vepronte nė emėr tė grupit bankar austro-hungarez si dhe me Pietro Fenolio e Guido Ansbaher pėrfaqėsues tė Banca Commerciale Italiana qė vepronte nė emėr tė grupit bankar italian.
Ky insitucion nuk jetoi gjatė pėr vetė kushtet politike tė kohės dhe pėr shkak tė fillimit tė Luftes se Pare Boterore. Njohur me emrin Banka Kombėtare e Shqipėrisė ajo e filloi veprimtarinė e saj nė vitin 1925.

Historia e Bankės sė Shqipėrisė dhe e sistemit monetar e tė kreditit nė Shqipėri ėshtė historia e pėrpjekjeve qė i paraprijnė krijimit tė institucionit tė bankės qendrore (1863-1924), krijimit tė Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė (1925-1944), kalimit nė Bankėn e Shtetit Shqiptar (1944-1992) e cila kishte njėkohėsisht atributet e njė banke tregtare dhe ato tė njė banke qendrore, pėr tė pėrfunduar nė sistemin dynivelor me Bankėn e Shqipėrisė (qė prej 1992), e cila pėrmbush atributet e plota tė njė banke qendrore.
[Master]
[Master]
MODERATOR
MODERATOR

Numri i postimeve : 50
Age : 36
Registration date : 03/04/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi