RINIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si u nda Shqiperia ?

Shko poshtė

MODERATOR Si u nda Shqiperia ?

Mesazh nga bani1988 Tue May 22, 2007 10:32 am

Nga Konferenca e Ambasadoreve ne Londer deri tek vrasja e Gjeneral Telinit. Aventura pėr vendosjen e kufijve te Shqipėrisė dhe humbja e gjysmes se territoreve. Historia e Konsullit Haven dhe e mbeshtetjes qe SHBA vendosi t'i jape Qeverisė se Tiranės.

Eduard Grei, Ministri i Jashtėm i Mbreterise Britanike dhe Kryetar i Konferences se Ambasadoreve te Fuqive te Medha pėr Ballkanin, kishte caktuar vetėm 15 minuta kohe pėr takimin me perfaqesuesin shqiptar ne Londer, Mehmet Konicen. Mbi tryezen e tij qe shtrire harta e madhe e Ballkanit dhe Ministri, e dinte fare mirė se Shqipėria e dobėt ishte e humbura e madhe.

Kishte pak vullnet pėr te diskutuar me njė shqiptar edhe pse, ndermjetes te takimit ishin disa miq te perbashket, aristokrate te vjetėr, qe kishin ruajtur gjithmonė lidhje me Orientin e largėt.

Me fytyre nga dritarja, Grei nuk denjoi te kthehej, kur Ambasadori shqiptar hyri ne salle. I kerkoi atij vetėm tė fliste, duke ndenjur gjithmonė me shpine dhe duke ndjekur levizjet ne rrugė. Njė njohes i vjetėr i Londres dhe mik i disa prej Lordeve me te fuqishem nė vend, Konica nuk permendi asgjė pėr kufijte. Me njė ze te shtruar i tregoi Ministrit qe qėndronte me kurriz se ne Shqipėri ishte zbuluar njė miniere e pasur floriri dhe se Qeveria shqiptare e Ismail Qemalit kėrkonte qe Mbreteria Britanike tė merrte koncesionin e saj. Grei u kthye dhe me mjaft delikatese e ftoi te uleshin sebashku ne tavoline. Njė minute me vonė, me po aq elegance, Mehmet Konica, i shpjegoi se kjo nuk ishte aspak e vėrtetė, porse ai kishte dashur te shihte, se si do tė ndryshonin interesat e Britanise ne njė rast te tillė. Askush nuk e ka pershkruar me tej biseden e tyre, por njė gjė ėshtė e qartė. Grei i ka pranuar Konices se Shqipėria do tė dilte me e humbura ne kėtė histori sepse kjo ishte njė ēėshtje interesash. Interesa nga ato qe percaktonin politikėn afatgjate te Fuqive te Medha dhe balancat midis tyre. Ne fakt, ata biseduan gjatė dhe Mehmet Konica, vellai i Faik Konices, nuk foli me kurrė pėr kėtė bisede. Ai e permendi vetėm vite me vonė, me 1949, ne Firence, ndėrsa kishte filluar t'i diktonte kujtimet e tij njė gazetari italian. Vdekja ja la kujtimet pergjysem dhe libri nuk u publikua kurrė. Familja e tij mori njė kopje pėr kujtim dhe doreshkrimi ndodhet sot ne Siri, ku gjenden edhe trashegimtaret e tij.

Mehmet Konica ishte padyshim njė nder te paktet deshmitare te tragjedise shqiptare te kufijve. Ai e ndoqi atė nėpėr disa etapa. Qe nga viti 1913, deri me 1923, kur me sė fundi, njė delegacion ndėrkombėtar i kryesuar nga njė gjeneral italian, vendosi ne Shqipėrinė e Jugut guret qe shenonin kufijte e shqiptaro-greke. Gjenerali quhej Telini dhe ai nuk u kthye kurrė ne Itali. E vrane bandat greke ne afersi te Delvines dhe trupi i tij, i percjelle cuditerisht nga Mehmet Konica ne emėr te Qeverisė Shqiptare u dergua ne Rome me nderimet ushtarake. Bashke me te mori fund edhe aventura e kufijve. Njė aventure e gjatė e cila ka sunduar vazhdimisht gjatė kėtij shekulli gjithė mosmarreveshjet ne kėtė anė te Ballkanit.

Konferenca e Ambasadoreve, 1913

Kufijte e Ballkanit ruajten pothuajse gjatė kėtij shekulli, trajten qe ju dha atyre Konferenca e Ambasadoreve me 1912-1913, ne Londer. Ne tė gjitha ndermarrjet pėr ndryshimin e kufijve ballkanike, ajo e Londres, mbetet padyshim me decizivja. Ne te vėrtetė tek kjo flitet pėr Konferencen e Londres pa folur me pare pėr kontekstin ne te cilin zhvillohej ajo. Me 1912, Perandoria Turke, thuajse i kishte humbur tė gjitha zonat e saj evropiane. Me perjashtim te Shqipėrisė, ajo ruante ende sundimin ne disa territore greke, mbi Selanik, te cilat i siguronin njė lidhje tokėsore me zonat e saj ne Shqipėri. Por, nėse egzistenca e metejshme e Turqise, ishte kėtu vetėm ēėshtje kohe, ndarja e kėtyre territoreve nga fuqite e reja ballkanike kishte vite qe komentohej. Ne te vėrtetė tė gjitha fuqite e reja ballkanike: Greqia, Bullgaria, Serbia dhe Mali i Zi, reflektonin ne atė kohe interesat e Fuqive te Medha. Interesa, qe bėheshin edhe me te mprehta, ne prag te luftės se re botėrore, qe pritej te shperthente. Vrulli i shteteve te rinj me orientim kryesisht pro rus, ishte ndalur vetėm nga interesat e Austro-Hungarise dhe me pas te Perandorise Gjermane, qe nuk ishin dakort me njė zgjerim te metejshem te sllaveve ne Ballkan. Pikėrisht, kėtij objektivi Austro-Hungarez ja dedikon ekzistencėn e tij shteti i ri Shqiptar, i cili pritej te shpallte pavarėsinė ne vitin 1912. Vendosmeria e Austro-Hungarise dhe aleateve te saj, krijoi kushtet pėr njė pavaresi te mundshme shqiptare. Nuk ėshtė aspak e rastit, qe Ismail Qemali ne udhetimin e tij drejt Vlorės, mori fillimisht bekimin dhe ndihmėn e qeverisė rumune dhe me pas atė te Vjenes. Takimi i tij me Ministrin e Jashtėm Berthold, qe akti i fundit qe sanksionoi pavarėsinė shqiptare. Por, ndėrsa Ismail Qemali, levizte me veshtiresi drejt Durresit, Fuqite Ballkanike te lidhura ne njė aleancė i shpallen lufte Turqise. Ne mė pak se njė muaj, trupat e tyre korren fitore te ndjeshme dhe i larguan forcat e sulltanit nga Ballkani Perendimor. Ato pushtuan pothuaj gjithė territoret shqiptare, duke lėnė vetėm njė trekendesh Vlore-Lushnje-Berat, nėn juridiksionin e shtetit tė ri shqiptar. Me hartat e reja ushtarake dhe me pretendimet e tyre historike dhe ekonomike, fuqite ballkanike zbarkuan ne dhjetor 1912 ne Londer, ku qe mbledhur Konferenca e Ambasadoreve te Fuqive te Medha pėr caktimin e kufijve te Ballkanit. Delegacioni shqiptar ishte i fundit qe mberriti ne Londer. Ismail Qemali, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi dhe te tjerė arriten te kalojne bllokaden detare greke vetėm fale kembenguljes se Dukes se Orleanit, i cili i mori ne jahtin e tij. Me t'u vendosur ne Hotel "York", Mehmet Konica, Ambasadori shqiptar ne Londer i informoi pėr Konferencen dhe zhvillimin e saj. Ai tregoi se gjithė vendet ballkanike kishin paraqitur projektet e tyre dhe i ftoi qe brenda 48 oresh te pergatisnin projektin shqiptar. Me 15 janar 1915 mbi tryezen e Eduard Greit, Kryetarit te Konferences, qenė vendosur pesė projektet mbi kufijte ne Ballkan dy projekte baze, ai rus dhe ai Austro-Hungarez, dhe tre ndihmes. Projekti Shqiptar, Serbo-malazez dhe projekti grek.

Konferences se Ambasadoreve iu deshen me shumė se tetė muaj diskutime pėr te vendosur mbi projektet dhe pėr te bėrė rregullimet e nevojshme. Veshtiresia qėndronte se projektet baze qėndronin shumė larg njeri-tjetrit dhe kompromisi ishte kėshtu mjaft i vėshtirė. Ambasadori rus paraqiti njė harte te madhe ushtarake, ne te cilėn, kufijte e Shqipėrisė, percaktoheshin ne njė hapėsirė midis lumejve Mat dhe Vjose, duke i lėnė dalje ne det ne Shengjin ose ne Durrės serbeve. Shkodra dhe rrethi i saj i jepeshin Malit te Zi; Dibra dhe njė pjesė e madhe e Shqipėrisė se Jugut, perfshirw dhe Pogradecin dhe Ohrin, Serbise; ndėrsa Korēa, Gjirokastra, Delvina- Greqise. Mbi tė gjitha, projekti parashikonte qe Shqipėria tė mos ishte njė vend i pavarur, por njė province autonome nėn kujdesin e Turqise.

Projekti Austro-Hungarez ishte krejt i ndryshėm. Ai linte jashtė Shqipėrisė vetėm tokat qe i kishin kaluar Malit te Zi ne Kongresin e Berlinit, me 1878, por perfshinte brenda kufijve shqiptare pjesen me te madhe te Kosovės, Ohrin, rrethinat e Shkupit, Manastirin, Janinen, Camerine deri ne Preveze. Projekti i Vjenes qe ndertuar mbi parimin e vendosjes se kufijve ne ato vende, qe banoheshin nga kombesi tė ndryshme dhe duke pasur parasysh ndalimin e njė shtrirje te sllaveve drejt Adriatikut. Ky projekt veē Gjermanise u mbėshtet edhe nga Italia.

Projektet ndihmese, qe u shqyrtuan, qenė derivate te projekteve baze. Serbet pretendonin gjithė tokat qe mbanin ndėrkohė te pushtuara, perfshi edhe Durresin. Ata argumentonin se ne kėto vende qenė ngritur kisha te vjetra serbe dhe se banoret myslimane tė tyre qenė turq te shqiptarizuar. Mali i Zi pretendonte Shkodren dhe sqaronte se toka e bukes rreth saj ishte jetike pėr ekzistencėn e mbreterise se vogėl ballkanike. Sipas projektit tė tyre, Shqipėria mund te shtrihej nga Vlora deri ne Tiranė, duke lėnė jashtė Durresin dhe gjithė vijen bregdetare atje.

Projekti grek ishte me i sofistikuar. Veē argumenteve historike ai ngrinte edhe argumenta ekonomike. Sipas planit tė tyre: Thesalia, Janina, Ēamėria duhej te bashkengjiteshin Greqise si toka te qyteterimit te vjetėr grek. Por, delegacioni shtonte se brenda Greqise duhej te perfshiheshin edhe Himara e Gjirokastra, pasi llogjikisht kėto zona ishin te lidhura ekonomikisht me Janinen dhe Korfuzin dhe furnizoheshin prej tyre. Po kėshtu, kėto mund te sherbenin edhe si mburoja te dy zonave te para, nė rast te njė sulmi nga shqiptarėt. I njejti pretendim edhe ne juglindje, ku kerkohej Korēa, si njė vijim llogjik i Follorines.

Projekti i fundit ishte ai Shqiptar, pėrgatitur me ngut nga delegacioni, por qe kėrkonte te hidhte poshtė argumentat e fqinjeve. Ideja e tij ishte ndarja e kufijve ne baze te kombesive dhe marrja parasysh e faktoreve gjeografike dhe ekonomike. Delegacioni shqiptar hidhte poshtė pretendimet se te krishteret e jugut ishin greke dhe shtonte se po tė zbatohej varianti rus, Shqipėria mbetej e cunguar dhe pas asnjė burim ekonomik.
bani1988
bani1988
MODERATOR
MODERATOR

Numri i postimeve : 97
Age : 36
Registration date : 21/05/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi