RINIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PSE U NDA SHQIPERIA VIJON PJESA 2

Shko poshtė

MODERATOR PSE U NDA SHQIPERIA VIJON PJESA 2

Mesazh nga bani1988 Tue May 22, 2007 10:33 am

Vendimi u mor me 25 janar dhe u duk si njė kompromis midis dy varianteve baze. Shkodra, Durresi, Tirana, njė pjesė e Dibres dhe Mirėdita ju moren Serbeve dhe Malazezeve, por atyre ju la krahina e Kosovės deri ne Gjakove; njė pjesė e madhe e Dibres, se bashku me qytetin me te njėjtin emėr, Ohri, Struga, Manastiri dhe qytete te tjera te banuara thjeshtė nga shqiptare, ose ku shqiptarėt ishin mazhorance dominuese.

Greket u detyruan te heqin dorė nga pretendimet dhe tokat e pushtuara ne Korce, Gjirokaster, Delvine, Himare, Llogara, Permet, por arriten te marrin qytete shqiptare te Janines, Follorines, si dhe krahinen shqiptare te Camerise. Zone e diskutueshme mbeti vetėm Pindi, fatin e te cilit do ta vendoste Komisioni Nderkombetar pėr ndarjen e kufijve. U caktuan dy komisione, qe do tė bėnin caktimin fizik te kufijve nė vend, njė ne veri i kryesuar nga gjenerali rus Potapov dhe njė ne jug i kryesuar nga njė ushtarak i lartė austro-hungarez ose nė rast te kundėrt italian. Komisionet do tė fillonin pune menjehere dhe pjeset e pushtuara duhet te viheshin nėn juridiksionin e tyre. Konferenca vendosi qe Shqipėria te ishte principate dhe princi i saj te ishte gjermani Vilhelm Vid. Pėr organizimin e ushtrise dhe policise do tė dergohej njė force ndėrkombėtare e drejtuar nga oficere hollandeze.

Vendimi u prit me dhimbje nga delegacioni shqiptar, gjė qe u reflektua kudo. Vete Grei priti ne njė takim Isa Boletinin, qe shtypi ditor i Londres, e kishte cilėsuar si Robin Hudi shqiptar dhe i kishte kushtuar mjaft komente. Me pamje te rėndė, Isa Boletini, i deklaroi Ministrit qe kėrkonte te bėnte shaka duke i thėnė se do tė nderhynte, qe vendlindja e tij te perfshihej ne Shqipėri, se kishte ardhur pėr gjithė Shqipėrinė dhe jo pėr qytetin e tij. Problemet nuk qenė vetėm kėto. Mjaft persona me pushtet ne Shqipėri u ngriten kundėr vendimit te Konferences se Ambasadoreve duke pretenduar se tokat shqiptare qenė greke ose serbe. Bajraktaret e Mirdites nuk pranuan te bashkohen me Shqipėrinė duke pretenduar se janė me mirė me Serbet. Ne jug, familja Cakrani, filloi njė kryengritje kundėr qeverisė se Vlorės duke pretenduar se janė greke. Fuqia e tyre u shkaterrua nga forcat e Sali Vranishtit dhe vete beu i Cakranit u kap rob dhe u pushkatua.

Komisioni Nderkombetar i Kufijve nuk i mbaroi dot caktimet e kufijve te Shqipėrisė. Trazirat e brendeshme u pasuan nga Lufta e Pare Botėrore dhe piramidat e kufijve shqiptare u vendoswn qw te caktoheshin me vonė.

Konferenca e Paqes, Paris 1921

Evropa e re, e cila doli nga Lufta e Pare Botėrore, kėrkonte edhe njė rishikim tė ri te kufijve te saj. Ballkani ishte padyshim i pari ne kontekstin e ri. Austro-Hungaria dhe Gjermania, dy vendet qe kishin ndihmuar Shqipėrinė ne Konferencen e Londres, kishin dalė te humbura dhe nuk ekzistonin me si perandori te fuqishme. Ne skenen botėrore kishte dalė SHBA-ja, fuqia e re qe kishte qenė vendimtare ne fitimin e luftės nga aleatėt. Pikėrisht tek kjo, u mbėshteten shpresat e Shqipėrisė pėr garantimin e kufijve te saj. Jugosllavia e porsa krijuar dhe Greqia kishin ngritur njė sėrė pretendimesh dhe nuk ishte ēudi qe kufijte e 1913 te rrudheshin edhe me shumė. Aq me tepėr, qe Italia e cila kishte pushtuar Vloren dhe rrethinat e saj, ishte e bindur pėr tė mos i leshuar ato. Delegacioni amerikan, me ndwrhyrjen edhe te Vatikanit, kishte marrė pėrsipėr mbrojtjen e Shqipėrisė. Por dukej se edhe ai vetė nuk ishte shumė i qartė. Pėr te pasur njė tablo te plotė, delegacioni i kryesuar nga Presidenti Uillson ngarkoi konsullin e SHBA-sw ne Torino, zotin Jozef Haven te bėnte njė vizite ne Shqipėri. Me letren e rekomandimit ne xhep dhe me njė mandat te Konferences se Paqes, Haven zbriti ne Vlore me 1919. Qeveria e Tiranės kishte caktuar pėr ta shoqėruar, Tefik Mborjen, Sekretar i Pergjithshem i Kryeministrise dhe ish Ambasador i Shqipėrisė ne Rome. Mborja, i cili kishte pasur miqesi edhe me pare me Havenin, kreu njė pune te mrekullueshme. Me te mberritur ne Vlore, Haven hodhi poshtė ftesen e Gjeneral Piacentinit, komandantit italian te qytetit pėr te qėndruar tek ai. U vendos ne shtepine e patriotit Qazim Kokoshi dhe me pas ne shtepine e poetit Ali Asllani. Ai ra ne kontakt me parine e qytetit, e cila e bindi se nėse Italia nuk terhiqej me dėshirė nga Vlora, problemi do tė shkonte ne ndeshje te armatosur. Haven mbeti i befasuar nga niveli i intelektualeve vlonjate. Ne italisht dhe anglisht, ata i ofruan atij njė tablo te panjohur, por mjaft dinjitoze te vendit tė tyre. Ai u befasua sidomos kur njė delegacion i grave te qytetit e siguroi ne italisht, se ato do tė luftonin bashke me burrat nėse bėhej fjale pėr te cliruar Vloren.

Konsulli u nis nga Vlora ne Tepelene, ku me te mberritur, filloi njė demonstrate e madhe pro SHBA-sw, te cilėn ushtria italiane, qe mbante qytetin nuk mund ta ndalonte. Haven thotė se ai asnjėherė nuk kishte pare kaq shumė flamuj te SHBA-sw, te valeviteshin me entuziazem ne ere. Nga Tepelena kaloi ne Gjirokaster, ku Kryetari i Bashkisė Javer Hurshiti, bashke me Jorgji Meksin dhe Thoma Papapanon, i bene njė pritje madheshtore. Ai ishte ne shtepine e Kryetarit te Bashkisė, kur e lajmeruan se jashtė ishte mbledhur gjithė populli i qytetit pėr ta pershendetur. Njė delegacion, i perbere nga ish emigrante ne SHBA, erdhi pėr t'i sjelle mjaft dhurata dhe pėr ta pershendetur ne anglisht. Ai nuk kishte mbaruar ende me ta, kur njė tjetėr delegacion, i kryesuar nga Lame Kareco dhe Eftim Cako i kerkoi takim dhe deklaroi se Gjirokastra ėshtė toke greke dhe dėshira e popullsise se saj ėshtė njė bashkim i shpejte me Athinen. Kjo dergate provokoi merine e popullit te mbledhur pėrpara shtepise se Kryetarit te Bashkisė dhe konsulli u be deshmitar i njė merie kolektive, qe desh perfundoi me vrasjen e delegateve pro greke.

Ne Permet, Leskovik dhe Kolonje, konsulli amerikan u prit me nderime dhe me kerkesen qe kėto qytete te mbeteshin nėn kontrollin e qeverisė se Tiranės. Problemi me i madh qe ne Korce ku dhespoti Jakov dhe njė elbasanas i quajtur Efem i bene thirrje te gjithė te krishtereve te demonstrojne pėr njė bashkim me Greqine. Por Haveni u vendos ne shtepine e njė misionari amerikan, te quajtur Kenedi, qe e njihte mjaft mirė qytetin. Kenedi e siguroi atė se Korēa ėshtė thjeshtė shqiptare dhe kėtė ja konfirmoi edhe Komandanti i trupave franceze te qytetit. Njė konfirmim me te zjarrte mori edhe nga komandanti francez ne Pogradec, Majori Mortier. Francezi i tha se gjithė popullsia aty ishte shqiptare dhe se shqiptarėt janė njė popullsi e mrekullueshme, aq sa atij i vinte keq qe nuk ishte shqiptar. Pas njė vizite po kaq te suksesshme ne Vuno dhe Delvine, ku u prit nga Leonidha Frasheri, Jozef Haven perpiloi pjesen e pare te raportit, atė pėr kufijte e Jugut. Materiali u dergua me urgjence ne Ambasaden amerikane ne Rome dhe qe kėtej, brenda javės u vendos mbi tavolinen e punės se Uillsonit ne Versaje.

Haven vazhdoi viziten e tij ne Durrės, Tiranė, Shkodėr dhe Krujė ku gjeti po atė entuziazem. Ai shoqerohej kudo nga Tefik Mborja, qe duket se luajti njė rol kyē. Raporti perfundimtar u hartua njė muaj me pas dhe qe vendimtar pėr qėndrimin amerikan. Uillsoni nuk pranoi asnjė korrigjim ne kurriz te kufijve te Shqipėrisė dhe u ngarkua Lidhja e Kombeve te percaktonte kufijte fizike te saj. Tre muaj me vonė, qeveria e Athines i paraqiti Uashingtonit njė note proteste, ku shenonte se Haveni ishte njė njeri i blere nga Shqiptarėt.

Percaktimi i kufijve

Komisioni i Lidhjes se Kombeve, qe do tė caktonte nė vend kufijte e Shqipėrisė, mberriti ne Tiranė ne njė moment te trazuar. Me 7 dhjetor 1921, pikėrisht ditėn kur kishte bėrė njė grusht shteti dhe qe vendosur Qeveria e Hasan Prishtinės. Por, ata nuk moren vesh asgjė. Hasan Prishtina dha dorėheqjen pas 24 oresh dhe u zevendesua nga kabineti i Xhaferr Ypit. Po atė ditė, i shoqėruar nga Major Bajram Fevziu, Ministri i Brendshėm, komisioni udhetoi pėr Shkodėr. Ky ishte komisioni, qe do tė caktonte kufijte e veriut dhe u detyrua te punonte me nderprerje pėr me shumė se njė vit. Ai kryesohej nga njė kolonel Francez dhe njė major Hollandez.

Njė vit e gjysmė me pas, me 1923 mberriti komisioni qe do tė caktonte kufijte e Shqipėrisė se Jugut. Ai kryesohej nga gjenerali Telini, njė oficer i Mbreterise Italiane dhe nga njė major britanik. Edhe kėsaj herė komisioni shoqerohej nga Bajram Fevzi, kėsaj herė Shef i Shtabit te Pergjithshem dhe deputet i Kolonjes. Komisioni punoi pėr gati tetė muaj dhe ai kishte udhezim qe te vendoste me inisiative vijen e kufirit me ato fshatra, qe duhej te ndaheshin me dysh. Pėr tė mos rėnė pre e pretendimeve, komisioni kreu njė test te thjeshtė. Ata mbushnin njė grusht me monedha dhe ja hidhnin fėmijėve te fshatit. Femijet fillonin te shanin ne gjuhėn e tyre te pėrditshme, e cila ishte ne masen me te madhe, shqipja. Kėshtu, mjaft fshatra kufitare, iu bashkuan Shqipėrisė. Me sa duket kjo provokoi merine e grekeve qe veē ankimeve sulmuan disa herė edhe komisionin dhe xhandaret qe e shoqeronin. Ne njė nga kėto prita, Gjeneral Telini u godit ne kokė dhe vdiq nė vend. Vrasja e tij shkaktoi incidente te renda mes Italise dhe Greqise. Flota italiane bombardoi dhe pushtoi Korfuzin. Ajo u largua prej andej, vetėm pas bisedimeve ne Paris, te cilat i jepnin dorė te lirė Italise ne Greqi. Shqyrtimi i kufijve te metejshem te Shqipėrisė se Jugut mbeti pezull, derisa u caktua ne bisedime shqiptaro-greke me 1927. Trupi i Gjeneral Telinit u dergua ne Tiranė ku ju bene gjithė nderimet ushtarake. Prej kėtej u nis ne Itali. Fati e solli qe ne emėr te Qeverisė se Tiranės ai u percoll nga Mehmet Konica, njeriu i parė qe kishte luftuar pėr kufijte e Shqipėrisė dhe qe tani, po e mbyllte kapitullin e tyre, duke i bėrė nderimet e fundit, njeres prej mijėra viktimave te kėtij konflikti.
Reply With Quote
bani1988
bani1988
MODERATOR
MODERATOR

Numri i postimeve : 97
Age : 36
Registration date : 21/05/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi